Bota

Philip Roth: “Donald Trump është një mashtrim i madh”

Philip Roth, 84 vjeç është padyshim një nga zërat më të rëndësishëm të brezit të tij, sigurisht edhe të letërsisë amerikane të gjysmës së dytë të shekullit XXI. Ka vite që nuk shkruan. Në vitin 2012 njoftoi se do të tërhiqej nga shkrimi për t’iu përkushtuar ribotimeve dhe biografisë së vet që po e shkruan Blake Bailey dhe ka mbledhur 1900 faqe shënimesh. Në një intervistë dhënë The New York Times-it, pranoi ta realizonte përmes postës elektronike, i referohet botës së sotme, ndryshimeve sociale, politike dhe kulturore që po jetojmë. Optimist dhe me humor u shpreh se ndihej shumë i kënaqur që po jeton ende.

Tha se nuk e merr malli për shkrimin, për dyshimin e fortë se ka bërë punën më të mirë dhe se çdo gjë tjetër është inferiore sepse nuk ka gjallërinë, as energjinë verbale, apo e formën fizike për të ndërtuar dhe mbajtur një krijim me këtë shtrirje mbi një strukturë kaq komplekse dhe kërkuese si romani. “Jo të gjithë mund të jenë frytdhënës përgjithmonë,” – u shpreh. Kam shumë miq të dashur të vdekur. Një numër i madh kanë qenë romancierë. Më merr malli për të gjetur libra të rinj në postën elektronike. Sot lexoj shumë, shumë, por jo aq letërsi, histori më shumë. Leximi ka zëvendësuar shkrimin dhe përbën stimulin e jetës sime. Askush që unë njoh e ka parashikuar një Amerikë si ajo që po jetojmë sot.

Askush (përveç H.L. Mencken që e ka përshkruar demokracinë amerikane si kultin e çakejve qesharakë) mund ta ketë imagjinuar se katastrofa e shekullit XXI në Amerikë, shkatërrimi më degradues të shfaqej nën aparencën e tmerrshme të një Vëllai të Madh Oruellian, ndërsa në komedinë e artit nga një bufon vanitoz.” Sipas tij Trumpi është një mashtrim masiv, shuma djallëzore e difekteve të tij, i privuar nga gjithçka, përveç ideologjisë boshe të një megalomani. “Sa naiv kam qenë në vitin 1960 kur mendoja se isha amerikan që jetoja në kohë absurde! Sa piktoreske! Por nga mund ta dija në vitin 1960, në 1963, 1968, 1974 apo e 2001 ose në 2016?”

Një nga temat më të nxehta në Amerikë, por edhe në botë është ajo që po ndodh në Hollivud, ku gratë po denoncojnë abuzimet seksuale nga ana e aktorëve, producentëve dhe regjisorëve. “Burrat që bien pre e tundimeve seksuale janë disa nga aspektet e jetës së njerëzve që kam shkruar në disa libra të mi, burra që i përgjigjen kënaqësisë seksuale të udhëhequr nga dëshira të turpshme dhe paturpsia e fiksimeve si dhe nga tabutë.

Ndonjëherë impulset janë kaq intensive, saqë mund të eksperimentohen si një çmenduri. Gjithsesi, asnjë nga sjelljet më ekstreme mbi të cilat kam lexuar kohët e fundit nuk më ka çuditur!” / Burimi: abc.es – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button