Mite e Legjenda

Phoolan Devi, Mbretëresha bandite

Screen Shot 2015-04-26 at 19.14.12Ndërsa Phoolan Devi nuk arriti asnjëherë status mbretëror zyrtar, asaj iu dha titulli “Mbretëresha Bandite” nga media Indiane dhe ngjarjet e jetës së saj, janë bërë bërthamat për legjendat moderne. E lindur në një familje të varfër në Uttar Pradesh në 1963, ajo duroi një jetë të hershme shumë të vështirë. Babai i saj zotëronte një ngastër të vogël toke, por kjo mezi siguronte për një familje prej gjashtë vetash dhe Phoolani perjetoi shumë net urie në rininë e saj.

Në moshën 11 vjeçe, Phoolan u detyrua të martohej me shkuesi me një burrë që abuzonte. Më në fund ajo nuk mund të duronte më shumë dhe u arratis, duke ecur në një zonë me gjerësinë e Teksasit për t’u kthyer në shtëpi, ku familja e saj e skandalizuar e detyroi të kryente vetëvrasje. Ajo refuzoi, por telashet sapo kishin filluar.

Për arsye se ajo e kish lënë burrin, Pholan përbuzej nga shumica e bashkëfshatarëve, por ajo me zotësi e mbrojti babain e saj në një betejë gjyqesore ndaj kushëririt të saj të afërt, i cili kishte fituar në mënyrë mashtruese shumicën e tokës së familjes. Kur ajo ishte 21 vjec, u arrestua pasi dyshohej se kishte vjedhur shtëpinë e kushëririt të saj. Ndërsa ishte në burg, ajo rrihej rregullisht dhe përdhunohej nga xhelatët. Më vonë ajo u rrëmbye nga një grup banditësh të kastës së ulët, të quajtur dacoits, të cilët faniteshin luginave të Indisë Veriore. Fatmirësisht, njëri nga banditët, Vikram Mallah, kishte admiruar Phoolanën gjatë viteve. Pasi vrau udhëheqësin e bandës, Mallah u bë bosi i ri dhe Phoolan u bë zonja e tij.

Kohët e mira nuk zgjatën. Mallah u vra në fund nga banditët rivalë dhe Phoolan u kap rob dhe u mor për në fshatin Behmai, ku u poshtërua publikisht dhe u përdhunua në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët e kastës së lartë dhe pronarët e tokave. Në ditën e 23 të robërisë së saj, ajo shpëtoi dhe iu bashkua bandës së saj, të cilët e shpallën atë si udhëheqësen e tyre te re në vend të Mallah-ut. Vepra e saj e parë ishte të kthehej në Behmai për të marrë shpagim.

Hakmarrja e Phoolanit u bë e njohur si masakra e Ditës së Shën Valentinit, ndërsa të paktën 22 burra u ekzekutuan publikisht, duke ndezur një gjueti të madhe kundër saj. Kjo zgjati deri në dy vjet, deri sa ajo ia doli të bënte marrëveshje të suksesshme për kushtet  e dorëzimit të vetes dhe të disa prej banditëve. Gjatë kohës kur fshihej, vlerësohet se ajo kreu të paktën 18 rrëmbime për t’u paguar kundrejt lirimit të tyre dhe supozohet se u jepte para rregullisht të varfërve, duke fituar famën e saj si Robin Hoodi i ditëve Moderne. Pas dorëzimit ajo bëri 11 vjet në burg, përpara sesa shteti i tërhoqi të gjitha akuzat kundër saj. (Askush nuk u dënua për masakrën e Behmai-t, përderisa asnjë dëshmitar nuk kishte dëshirë të dëshmonte.)

Pas lirimit të saj, Phoolan me sukses kandidoi për në Parlament. Ajo sapo e kishte përfunduar kandidaturën e dytë, ku ajo u qëllua jashtë shtëpisë së saj në 25 Korrik 2001, në moshën 37 vjeçare. Vdekja e saj nuk ishte plotësisht e papritur, nga një dacoit i mëparshëm që predikonte: “Nëse Phoolan ka vrarë, ajo do të vritet si shpagim. Ata do ta gjejnë atë, për këtë jam i sigurtë. Gjaku lahet me gjak në luginat e thella.” /Bota.al

E meparshmja: Mao Ce Duni

Nga fillimi: 10 histori të pabesueshme të fshatarëve që u bënë mbretër


Leave a Reply

Back to top button