Shendeti

Pija sekrete që shërben për të eliminuar yndyrën e tepërt rreth barkut, për vetëm 4 ditë

Në këtë artikull ju sjellim një super recetë, e cila do t’ju ndihmojë të humbisni yndyrën e tepërt rreth barkut, në vetëm pak ditë. Kjo pije do të stimulojë metabolizmin tuaj, duke bërë që të konsumohet mëtepër yndyrë, por pa asnjë efekt negativ. Gjatë 4 ditëve që do të konsumoni këtë pije, duhet të shmangni ëmbëlsirat, ushqimet e shpejta dhe ato me yndyrë. Duhet të konsumoni sa më tepër ujë, fruta dhe perime, sidomos ato që përmbajnë sasi të mëdha uji, si shalqiri, pjepëri, kastraveci etj.

Kjo pije njëkohësisht do t’ju ndihmojë të parandaloni dehidratimin, konstipacionin dhe fryrjen e tepërt tëbarkut gjatë kësaj periudhe. Pra, është pije e shkëlqyer për këdo që dëshiron të ndryshojë stilin e jetës. Njëkohësisht me stimulimin e metabolizmit, ajo do t’ju ndihmojë edhe të largoni toksinat dhe mbetjet e padëshiruara nga trupi juaj.

Përbërësit e kësaj pije janë: 1 lugë çaji pluhur xhenxherfili; 8 gota ujë; 1 kastravec i freskët në madhësi mesatare, i prerë në feta të holla; 1 limon mesatar, i grirë hollë; 12 gjethe mente. Përziejini të gjithëpërbërësit dhe përzierjen vendoseni në një shishe një natë para se ta konsumoni. Ditën e nesërme mund ta konsumoni përzierjen.

Pothuajse të gjithë përbërësit kanë efekte natyrale diuretike dhe në këtë mënyrë, të gjitha lëngjet e tepërta do të dalin përmes urinimit. Disa prej përbërësve kanë edhe efekte hidratuese, ndaj nuk duhet të shqetësoheni as për këtë pjesë. Lëkura juaj do të bëhet më e ndritshme dhe më e qartë.

Back to top button