Ende ekzistojnë mosmarrëveshje për mënyrën e transmetimit të koronavirusit tek fëmijët. Por është e qartë se nëse apo kur ata e kapin virusin, infeksioni në përgjithësi është shumë i butë. Dhe me një infeksion të frymëmarrjes, nëse nuk jeni aq shumë i prekur – nuk po kolliteni dhe teshtitni – nuk do të infektoni shumë njerëz të tjerë. Dr Mike Tildesley, një epidemiolog në Universitetin e Ëarëick i cili po studion modelin e këtij shpërthimi, thotë se hapja e shkollave do të duhet të bëhet në faza të kujdesshme – studiuesit do të shikojnë shkallën e infeksionit dhe të mësojnë më shumë në çdo fazë. “Pra, ne e dimë që shkalla mesatare e transmetimit për një fëmijë do të jetë më e ulët se mesatarja për një të rritur”, tha ai. “Por, a është fëmija mesatar 10 herë më pak i transmetueshëm? Gjysmë sa i transmetueshëm? Ne nuk e dimë përgjigjen për këtë dhe ky është një ndryshim mjaft i madh.”
Në konferencën e qeverisë për koronavirusin të së premten, Jennie Harries, zv / shefja e mjekësisë për Anglinë, u përpoq të qetësonte ankthin e prindërve duke treguar rrezikun e ulët të infeksionit të kujtdo që mund të ndodhet brenda një shkolle. “Në një shkollë mesatare – me 100 fëmijë mundësia që dikush të ketë këtë sëmundje është shumë e vogël dhe po zvogëlohet me kohën,” tha ajo. “Unë mendoj se ne vetëm duhet ta mbajmë këtë në perspektivë.” Për të mbrojtur mësuesit dhe nxënësit, distanca sociale – e cila është një koncept veçanërisht i huaj për fëmijët e vegjël – do të duhet të jetë një pjesë e jetës shkollore. Një qëllim tjetër i një rihapjes me faza është të sigurohet hapësira e duhur për këtë.