Media nuk duhet të shtrembërojë apo keqpërdorë deklaratat e bëra në kontekste të caktuara
Media duhet të bëjë publik një korrigjim të qartë dhe në vend të dukshëm, ku tregohet se informacioni i pasaktë ose i shtrembëruar është bërë publik,
Gazetarët duhet të zbatojnë me kujdes rregullat e gjuhës shqipe dhe të shmangin përdorimin e fjalëve të huaja kur kjo është e mundur.
Personi që intervistohet duhet të ketë të drejtën të dijë nga cila media dhe në çfarë konteksti do të përdoren prononcimet e tij.
Thashethemet dhe fjalët e burimeve anonime nuk duhet të botohen si lajm
Gazetarët duhet të respektojnë nderin dhe reputacionin e individëve
Gazetari duhet të respektojë të drejtën e individëve për privatësi.
Përdorimi “i beftë” i kamerave në publik apo institucione duhet të bëhet duke respektuar dëshirën dhe ndjeshmërinë e të pranishmëve.
Produktet mediatike që propagandojnë luftë, dhunë, zemëratë, apo lëndojnë ndjenjat e gjithë publikut janë rreptësisht të ndaluara
Dhuna dhe brutaliteti nuk duhen sensacionalizuar.
Gazetarët duhet të respektojnë gjithnjë supozimin e pafajësisë dhe nuk duhet të përshkruajnë dikë si kriminel para se të dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Media duhet të tregojë maturi në identifikimin e viktimave apo dëshmitarëve në krime,
Media duhet të tregojë vetëpërmbajtje në raportimin e krimeve të të miturve dhe në proceset gjyqësore ndaj tyre
Gazetari mbron të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara,
Gazetarët duhet të respektojnë dhe të kërkojnë respektimin nga të tjerët të së drejtës të autorit.