Donte të vriste Princin Karl për t’i mundësuar të birit, Herri, që të bëhej mbret. 37-vjeçari Mark Colborne, i mbiquajtur “ginger extremist”, ose ekstremisti flokëkuq, u dënua me shtrim për një kohë të pacaktuar në një strukturë psikiatrike
37-vjeçari Mark Colborne, i mbiquajtur “ginger extremist”, ose ekstremisti flokëkuq, u dënua me shtrim për një kohë të pacaktuar në një strukturë psikiatrike. Colborne, që ka thënë se “ka vepruar për llogari të popullit arian”, është shpallur admirues i ekstremistit të të djathtës norvegjeze, Andres Brevik, autor i sulmeve në Oslo dhe Utoya. Ai ishte arrestuar në qershor dhe gjykuar fajtor për planifikim sulmi terrorist.
Gjykatësi që dha dënimin e ka quajtur Colbornen një “individ të shtrembërt” dhe “të konsumuar nga zemërimi kundrejt individëve dhe personave të ndryshëm”. Mjekët që u thirrën të dëshmojnë e quajtën të shëndetshëm mendërisht, por me çrregullime të rëndë të personalitetit, që kërkojnë kurim në një strukturë psikiatrike të sigurisë së lartë.
Në ditarët e tij janë gjetur gjurmë të dukshme të qëllimit të tij [për të vrarë princin Karl, duke përdorur një pushkë të preçizionit të lartë. Colborne kishte blerë dhe përbërje kimike dhe instrumenta të tjera, që kish për qëllim t’i përdorte për një sulm me cianur.
37-vjeçari i ka mohuar akuzat e terrorizmit dhe ka thënë para gjykatësve se shënimet e gjeturan ë ditar ishin vetëm “shpërthime zemërimi”, që kishin si shkak marrjen e ilaçeve kundër depresionit. /Bota.al