Enciklopedike

Plani i Hitlerit nëse fitonte: Një pasqyrë gjigande në hapësirë

Pa dyshim, një nga planet e çuditshme naziste ishte pasqyra gjigante e hapësirës – e cila ishte tamam ashtu si tingëllon. Nazistët planifikuan të vendosnin një pasqyrë gjigante që ishte 1.6 kilometra në diametër në orbitë, 35.900 kilometra mbi Tokë – dhe nëse do të kishin edhe pak kohë, ata mund ta kishin realizuar.

Ideja ishte në thelb, që pasqyra gjigande do të shërbente si ekuivalonti i një vogëlushi çapraz, që me një xham të vogël zmadhues vendos të djegë milingona. Sa herë që dikush do i zemëronte nazistët, ata do të kthenin pasqyrën për të reflektuar rrezet e Diellit në qytetin e palës sulmuese. Supozohej që, rrezet e Diellit do të bëheshin rreze drite përvëluese, që do t’ivinin zjarrin çdo gjëje që preknin.

Nazistët madje do ta vendosnin atë si një stacion të plotë hapësinor. Ata kishin plane për të mbajtur një ekuipazh njerëzish brenda pasqyrës në çdo kohë, të cilët do të ushqeheshin prej ushqimit dhe oksigjenit të një parcele me kunguj.

Sot, ka disa dyshime nëse do të kishte funksionuar. Por shkencëtari prapa kësaj ideje, Hermann Oberth, ishte aq i bindur sa që, pas përfundimit të luftës, ai u përpoq që të bindte amerikanët ta ndërtonin. Nëse do të kishte kaluar pak më shumë kohë, nazistët do ta kishin përfunduar atë dhe bota do të kishte jetuar nën terrorin e një pasqyre gjigande në qiell. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button