Bota

Plas në Amerikë! Akuza kundër Facebook dhe Twitter, se ndihmuan zgjedhjen e Trumpit

screen-shot-2016-11-12-at-16-53-11

Rizgjimi i Silicon Valleyt në epokën e Trumpit ka qenë i hidhur.Zemra e Amerikës teknologjike, aty ku lindin idetë dhe produktet që plazmojnë mënyrën e komunikimit në gjithë botën, jo vetëm nuk kish parë të vinte fenomenin Trump – ditën e votimit, një sondazh i kryer mes 224 investitorëve të teknologjisë së lartë, i jepnin 94% shanse për fitore Clintonit, ndërsa 89% ishin të bindur që ajo do të fitonte – por tani gjendet nën dritën e prozhektorëve të kritikës, për shkak se ka qenë një prej motorrëve të përhapjes së ideve që sollën triumfin e miliarderit.

Ndoshta për t’u vetëngushëlluar për faktin që dështuan në pikasjen nëmërmjet gazetarisë të asaj që po ndodhte me Amerikën, shumë media tani tregojnë me gisht ata që i konsiderojnë konkurrentët e tyre më të frikshëm. “Mediat sociale”, mbi të gjitha Facebook, Tëitter dhe Reddit, ku bashkëbisedimi i pandërmjetësuar para zgjedhjeve arriti nivele të lartë agresiviteti dhe disinformimi. Në Facebook kanë qarkulluar fotografi me fytyrën e Hillarysë të shtrembëruar, të deformuar si një demon, të shoqëruara edhe me teori konspirative nga më të pamendueshmet. Si për shembull “fakti” që ajo dhe kreu i fushatës së saj, John Podesta, i përkisnin një sekti satanik, për shkak të një shkëmbimi emailesh ku flitej për një darkë me “spirit cooking”. Sulmet personale në Twitter detyruan të heshtin aktivistët e të dy partive. Në Reddit, një rrjet social me bashkëbisedime tematike, suprematistët e bardhë të të djathtës alternative u kanë rekomanduar të rinjve të bardhë që të mos deklaronin se po votonin për Trumpin. Në fund të fundit, asgjë e ndryshme nga ajo që ndodhte në bisedat reale.

Reagimi i Zuckerbergut

Ndërkohë është përgjigjur themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg: “Eshtë marrëzi të mendosh që njerëzit kanë votuar bazuar në lajme të rremë që kanë qarkulluar në Facebook. Ata votojnë në bazë të jetëve të tyre reale”. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button