Salah Abdeslam është aktualisht xhihadisti më i kërkuar në botë pas sulmeve të Parisit.
Ai është i vetmi që nuk është kapur ende nga tetë persona që kryen sulmet në Paris.
Thuhet se është në Belgjikë me identitet të rremë, por akoma nuk është provuar një gjë e tillë.
Daily Mail ka kërkuar në lagjen e tij informacione rreth jetës së tij dhe përgjigjet kanë qenë surprizuese.
Ai e kalonte ditën duke luajtur Playstation, duke konsumuar marijuanë dhe duke vizituar lokalë për homoseksualë.
Është vetë pronari i një prej këtyre bareve në Bruksel që ka folur për Salah.
“Ai rrinte shpesh këtu. I pëlqente alkooli, marijuana dhe meshkujt. Ne e konsideronim si man-whore, prostitutë mashkull”, ka thënë ai.
Vëllai i Salah Abdeslam mbeti i vdekur në sulmet e Parisit pasi u vetëhodh në erë ndërsa Salah është cilësuar si frikacak nga ISIS pasi nuk u flijua për xhihad.
Veç interpolit Salah është i kërkuar edhe nga xhihadistët aktualisht./TemA