Bota

Po çfarë marrëveshje paqeje? Vriten tetë ushtarë

Screen Shot 2015-02-13 at 2.51.12 PMTetë trupa ukrainas u vranë dhe 34 u plagosën gjatë natës, pavarësisht një marrëveshje paqeje dhe një afati për ndërprerjen e luftimeve, bëri të ditur ushtria ukrainase sot. Konflikt i përgjakshëm ka vazhduar, pavarësisht marëveshjes së arritur mes udhëheqësve të Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës në kryeqytetin bjellorus Minsk.
Vladislav Seleznyov, zëdhënës i shtabit të Ukrainës tha se pjesa më e madhe e luftimeve më të fundit kishte ndodhur në Debaltseve, një nyjë transporti që është kontestuar shumë në ditët e fundit. Po kështu 14 vetë u plagosën në luftime në qendrën rebele të Donetskut në 24 orët e fundit, bënë të ditur autoritetet lokale.

Leave a Reply

Back to top button