Bota

Po heqim dorë nga demokracia dhe liria

Screen Shot 2016-09-06 at 12.34.37Demokracia dhe të drejtat e njeriut janë në tërheqje në mbarë botën, shkruante Fred Hiatt tek “Uashington Post”. Në vitet e fundit, “fuqitë kryesore autoritare të botës, Kina, Rusia dhe Irani, kanë shtrënguar kontrollin brenda vendit, ndërsa po bëhen shumë më agresive përtej kufijve të tyre”.

Ata kanë kthyer internetin në “një armë kontrolli”, kanë shtypur fjalën e lirë, dhe “dhe kanë formuar një aleancë diktatorësh, duke punuar së bashku për të minuar dhe të diskredituar parimet e ekonomisë liberale dhe të drejtave të individit”.

Në të njëjtën kohë, shumë demokraci aleate me Perëndimin kanë rënë në autoritarizëm, duke përfshirë Tajlandën, Filipinet dhe Turqinë. Kombet që flirtuan shkurtimisht me një hapje më të madhe, të tilla si Egjipti, Bahreini dhe Malajzia, kanë vendosur se demokracia është shumë e rrezikshme dhe kanë goditur kundërshtarët. Freedom House, një organizatë jopartiake, thotë se niveli i lirisë ka rënë në 105 vende gjatë dekadës së kaluar dhe ka përparuar në vetëm 61. Presidenti Obama ka bërë pak për të përmbysur këtë tendencë të trishtë; në fakt, presidenti ka ndjekur një politikë të jashtme cinike, në të cilën “të drejtat e njeriut nuk ishin fare prioritet”.

Në marrëdhëniet me Iranin, Kubën, Kinën, dhe vende të tjera autoritare, Obama i ka dhënë përparësi stabilitetit, në një kohë që ka neglizhuar shtypjen brutale të disidencës në këta vende. Në ndërkohë, demokracia vijon të zhduket tej në horizont./Uashington Post – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button