Bota

Po luan një lojë agresive shahu kundër Perëndimit. Çfarë do Vladimir Putini?

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur një lojë agresive shahu kundër Perëndimit. Çfarë kërkon të arrijë? Më poshtë është gjithçka që duhet të dini:

Sa i fuqishëm është Putini? Në Rusi, Vladimir Vladimirovich Putin, 64 vjeç, sundon si një car, me një kontroll pothuaj total të vendit. Ish-agjent i KGB-së, Putini është një strateg gjeopolitik me vetë-disiplinë të lartë dhe plot sekrete, që ndryshe nga shumica e burrave rusë, nuk pi fare. Ai udhëheq mbi një kult personaliteti, që duket qesharak për të huajt – pamjet e tij lakuriq nga mesi e lart mbi kalë, ndjekja e një tigri siberian, apo zhytja në Detin e Zi për të tërhequr objekte të lashta, janë të zakonshme në mediat ruse. Por nacionalizmi i tij macho u pëlqen shumë rusëve, të cilët janë të dëshiruar për një udhëheqës të fortë, pas kaosit që mbretëroi në vijim të shembjes së Bashkimit Sovjetik. Regjimi i Putinit është i ndërthurur thellë me industrinë e naftës ruse dhe oligarkët miliarderë të vendit… Si erdhi në pushtet? Nëpërmjet punës së FSB-së, pasardhëse e KGB-së sovjetike. Putin ishte një operativ i panjohur i FSB-së, kur agjencia detyroi presidentin e sëmurë Boris Jelcin, që ta zgjidhte si kryeministër në gusht të vitit 1999…

[real3dflipbook id=”1426″]

Leave a Reply

Back to top button