Bota

Po sikur Putini t’i shpallë luftë NATO-s?

Screen Shot 2016-06-06 at 16.41.23“Avioni rus SU-24 po afrohet me shpejtësi, zotëri. Po fluturon ulët!” Kapiteni i USS Donald Cook sheh në radarin e tij, teksa avioni gjuajtës afrohet drejt destrojerit amerikan me një shpejtësi 900 milje në orë. Duke fluturuar vetëm 150 metra mbi sipërfaqen e ujit, piloti i avionit po injoron të gjithë përpjekjet për të kontaktuar me të…

Ky nuk është një moment nga Lufta e Ftohtë, por një ngjarje që ka ndodhur në Detin e Zi në prill 2014. Katastrofa ishte vetëm 900 metra larg – deri kur piloti rus në mënyrë të beftë u kthye. Por Rrjeti Europian i Udhëheqjes më vonë e përshkroi këtë gjoja sulm si një “incident serioz me rrezik përshkallëzimi”.

Atëherë çfarë kishte prapa këtij provokimi? Vendosja e anijeve të luftës në Detin e Zi është një skandal për Moskën. Rusia ndihet e rrethuar nga NATO dhe Putini nuk do ta tolerojë më tej. “Çdo gjë është e mundur”, thotë eksperti për çështjet ruse, Stephen Cohen. Por a do të rrezikonte Rusia një luftë me NATO-n? “Një luftë me përfshirjen e rusëve ka ndodhur në Europë prej pak kohësh – në Ukrainë. Situata është shumë e rrezikshme”, thotë ish senatori i SHBA, Sam Nunn.

Gjendja është e tensionuar dhe numri i “incidenteve me risk të lartë” mes NATO-s dhe Rusisë është rritur dramatikisht. Eshtë një lojë me risk që mund të shkaktojë katastrofën – sidomos në Siri, ku anëtarë të NATO-s dhe Rusia po vënë përballë forcat e tyre të armatosura. Një bombardues rus është rrëzuar tashmë në Turqi. Putini reagoi duke kërcënuar Turqinë dhe duke dërguar helikopterë luftimi në kufirin turk.

Çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të sulmonte? Vendi ka dyfishuar buxhetin vjetor të mbrojtjes që nga viti 2004 – dhe këtë vit, Ministria e Mbrojtjes ka kanalizuar më shumë se gjysmën e shpenzimeve në programin e armatimeve shtetërore. Kjo bie në kontrast të thellë me shumicën e shteteve të NATO-s, t cilët kanë ulur dramatikisht shpenzimet ushtarake. Nëse Rusia do të donte të tregonte muskujt në Balltik, “e gjitha mund të merrte fund brenda katër orësh”, paralajmëron presidenti estonian, Toomas Hendrik Ilves.

Putini nuk do të mund të ndalej. Edhe Forca e Reagimit e NATO-s me 5000 ushtarë kërkon pesë ditë të mobilizohet. Shpresa e vetme e Europës do të ishte përfshirja e SHBA; aparati i tyre ushtarak është ende shumë më i madh se i Rusisë. “Por doktrina ushtarake ruse shtrihet deri në përdorimin e armëve bërthamore taktike”, thotë Cohen. “Dhe po të isha Obama, nuk do të doja ta testoja këtë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button