Your Life

“Po ta fal, është i gjithi yti!”. Letër drejtuar dashnores së bashkëshortit

“E dashur, Marina. Jam Sabrina, gruaja e Lukës.
Nuk dua të debatojmë, dua thjesht të bisedoj me ty. Kam parë bisedat e tua në rrjetet sociale me të. Në fillim ndjeva pak frikë se sa shumë ngjanin fjalët që të shkruante, me ato që më kishte thënë edhe mua dikur. Seriozisht, gënjeshtra është një art që ai e zotëron më së miri.

Mendoj se nuk është surprizë që po të shkruaj, pasi ti e dije që ai ishte i martuar, që ka dy fëmijë dhe me sap o lexoj, kjo gjë nuk ka qenë aspak problem për ty. Por, e dashur Marina, dua të tregoj disa gjëra lidhur me “Lukën tënd”, pasi kështu kam parë që e quan.

Përpara se ai të kishte sukses, jetonim në një shtëpi të vogël, ama kishim shumë ëndrra. Unë ia dola t’i realizoja. Kam parë dhe që tashmë të çon në vende të bukura e të ble dhurata të shtrenjta. Sa paradoksale… Besoj se ai ka harruar të të thotë se makina është e imja, kompania ku punon është e mia, udhëtimet dhe dhuratat që të bën, janë paguar me kartat e mia bankare, sigurisht pa e kuptuar unë.

Ky mashkull që sot të premton botën dhe gjithçka të kristaltë, m’i ka premtuar edhe mua. Por ndryshimi ishte që këto gjëra ia dhashë unë atij. Nuk kam qenë lloji i femrës që e mbante mashkullin me të ardhura, por mendoja se ai ishte partneri im dhe siç ndihmoja fëmijët e mi të jetonin mirë, e ndihmoja edhe atë. Por sot po kuptoj se nuk e njihja mirë burrin tim.

Ama dua të të siguroj vetëm për diçka, nuk mund t’ia dilni dot të dy me shpenzimet e mia. E di që je e dashuruar, por rri e qetë. Po ta fal, është i gjithi yti. Po ta dërgoj menjëherë, madje ia kam bërë gati valixhet. Shpresoj që ti ta bësh një person më të mirë dhe shijoje këtë dhuratë, është falas, vetëm se pa makina, pa dhurata, pa lekë dhe pa udhëtime.

Për gjithë herët e tjera kur do të joshësh një mashkull të martuar, kujto gjithmonë se ajo që ai përfaqëson në punë, apo në jetën privatë, varët shumë nga sakrificat që bën e shoqja e tij!”

Back to top button