Bota

“Po vjen mami, do vdes”, mesazhi prekës i një prej viktimave në Florida

Screen Shot 2016-06-13 at 08.47.46Një nënë ka treguar për mediat bisedën e fundit me të birin i cili mbeti i vdekur në një klub nate në Florida.

Në këto foto mund të shihni bisedën përmes mesazheve që nëna mori nga djali i saj i tmerruar nga situata, kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një klubi nate.

Mina Justice ishte jashtë klubit duke u përpjekur për të kontaktuar djalin e saj 30-vjeçar Eddie Justice.

Ai i kërkoi asaj që të njoftonte policinë, teksa i thotë se kishte hyrë në tualetin e klubit së bashku me klientët e tjerë për t’u fshehur.

“Ai po vjen, do të vdes”, është mesazhi i fundit që nëna mori nga djali i saj.

Policia tha se një person i armatosur ka vrarë të paktën 50 vetë dhe plagosi 53 të tjerë në një klub nate të mbushur me persona të komunitetit homoseksual, të dielën në Florida.

Vrasësi u ekzekutua më pas në një përleshje me oficerët e policisë. Sulmi është duke u hetuar si akt terrorizmi.

Leave a Reply

Back to top button