Kur nata bie në qytet,
Dhe qetësia mbulon gjithçka,
vetëm ti nuk je e qetë,
Se fëmijët i ke shumë larg.
Thinjat e tua të bardha,
Tregojnë vuajtjet që ke kaluar,
Dhe beharin rri e pret,
Ashtu e përmalluar.
Eh vitet ikin e shkojnë,
Dhe ti rri e pret,
Nuk je vetëm nëna ime,
O e bukura,o perëndeshë.
Nënë, fjala më e ëmbël në botë,
Na fal, nëse të kemi lënduar,
Por kur u bëmë prindër vetë,
Atëherë të kemi kuptuar…