Sport

Pogba: Ëndërroj të luaj me Messin

Screen Shot 2015-06-02 at 18.29.12

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, pranon se është ëndërr e tij që të luajë në një skuadër me superyllin e futbollit botëror, Lionel Messi.

Barcelona dhe Real Madridi janë dy nga shumë klubet që kërkojnë nënshkrimin e francezit, ndërsa ai ka pranuar se i admiron katalunasit e në veçanti ‘numrin 10’ të tyre.

“Të luaja krahas Messit, do të ishte një realizim ëndrre”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë. Më pëlqen kur e shoh Barcelonën duke luajtur, por do të më pëlqente që ta shoh duke humbur (në finale)”.

“Ne e dimë se nuk jemi favoritë, por është një finale. Do të japim maksimumin. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, citon AS fjalët e Pogbas.

Më 6 qershor në Berlin, Juventusi sfidon Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button