Policia e Barcelonës ka vrarë 5 sulmues mbrëmë të cilët po planifikonin të sulme të tjera, ata u zunë në qytetin Cambrila, 100 kilometra larg Barcelonës.
Policia ka thënë, se atentatorët ishin të lidhur me sulmin në Barcelonë nga i cili mbetën 13 të vdekur dhe mbi 100 të lënduar, shkruan El Pais.
Sulmuesit kishin të veshur rripa shpërthyes, mirëpo policia ka vepruar shpejt për të ndalur një kasaphane që do mund të ndodhte në qytetin turistik Cambrila, siç ndodhi në Barcelonë.