Bota

‘Politico’: Ja pse fiton Hillary Clintoni

screen-shot-2016-09-20-at-06-30-02Kur kanë ngelur rreth 50 ditë deri në ditën finale të zgjedhjeve presidenciale, Donald Trump është në disavantazh të plotë përballë rivales Hillary Clinton, të paktën kështu thotë një studim i revistës “Politico”. Sipas saj, miliarderi ka një mungesë të theksuar organizimi në fushatë.

Hillary Clinton, shkruan “Politico”, ka investuar 7 herë më shumë para sesa Trump për reklama elektorale, si edhe ka krijuar dy herë më shumë terren në shumë prej shteteve të cilat edhe japin verdiktin përfundimtar se kush fiton presidencën.

Ndërkohë që miliarderi njujorkez , i cili sprovohet në politikë për herë të parë, ia ka besuar fushatën e tij disa këshilltarëve dhe organizatorëve të cilët e kanë për herë të parë të testohen në beteja presidenciale. “Jemi në ujëra krejtësisht të panjohura për ne”, tha David Koshel , operativ republikan në Ajoa.

Këtu ngrihet pyetja -thotë “Politico” – nëse është mungesa e infrastukturës së Trump dhe buxheti i pakët ato që kanë ndikuar duke çuar në një situatë të tillë. Madje disa kohë më parë mediat amerikane raportuan gjatë se fushata e miliarderit është e zhytur në borxhe të mëdha, të cilat Trump ka premtuar t’i shlyejë kur të marrë presidencën, transmeton TCh.

Por ky i fundit kërkon të fitojë në Ohajo ku votimi fillon herët në 12 tetor, ndërkohë që atje Clinton ka rreth 250 organizatorë dhe 50 zyra, ndërsa Trump numëron afërsisht 110 pjesëtarë stafi dhe 30 zyra. Epërsia dhe mënyra e organizimit të fushatës së Clinton ndihet edhe në disa bastione republikane si në Arizona.

Por pavarësisht se tabloja shfaqet në disfavor të Trumpit sa i përket fushatës elektorale, këshilltarët e tij këmbëngulin se kohët e fundit kanë bërë përparime të mëdha.

Disa muaj më parë, miliarderi e ndërroi stafin, ndër të cilët edhe këshilltari personal Paul Manafort, ndërsa të tjerë u tërhoqën se thoshin që nuk ishin paguar.

Leave a Reply

Back to top button