Bota

Politika e jashtme amerikane: Trump, domethënë Obama në katror

Sipas skenarit, “The Donald” ka prishur skemat. Pohimet e tij lidhur me rolin e NATO-s, pse jo edhe nevojën që europianët t’ia mbështesin siç duhet kostot e funksionimit, kanë gjeneruar një mal me polemika. Duke shkaktuar qartazi një debat të zjarrtë në Europë lidhur me “rreziqet” e një hipjeje të tij në fronin më të lakmuar të botës. Në mënyrë të veçantë, kandidati vullkanik republikan ka përfunduar – edhe një herë akoma – në shënjestrën e mediave dhe të kundërshtarëve nga çdo anë e globit pse ka vënë në diskutim automatizmin e mbrojtjes reciproke mbi të cilën ngrihet aleanca atlantike

screen-shot-2016-09-16-at-11-11-02

Asnjë politikan amerikan, pavarësisht përkatësisë politike, nuk kishte shprehur asnjëherë kaq qartë atë që shumë në fakt shpesh e kanë kujtuar: Shtetet europiane duhet të financojnë aparatet e tyre të sigurisë me të paktën 2 përqind të PBB-së. Edhe vetë Obama, gjatë të dy mandateve, nuk ka lënë rast pa u ndalur mbi nevojën që të gjithë anëtarët e NATO-s t’ia mbështesin peshën ekonomike, atë “nuk mund ta bëjmë të vetëm” që sinjalizon krizën e sistemit të sigurisë të njohur deri më tani. Washingtoni nuk mundet dhe nuk do më të mbushë boshllëqe të tilla dhe taksapaguesit e tij janë nuk e shohin me sy të mirë një Europë sa të papërgjegjshme, aq edhe të pasigurtë për shkak të …

[real3dflipbook id=”1291″]

Leave a Reply

Back to top button