Presidenca e presidentit aktual rus Vladimir Putin, të kujton strategjinë dhe retorikën e përdorur në shekullin XIX-të nga Car Nikolla I
Nga Anders Aslund*
Administrata Obama ka argumentuar se presidenti rus Vladimir Putin, po ndjek politikat e shekullit XIX-të në aventurat e tij jashtë vendit, duke lënë të kuptohet në këtë mënyrë se shefi i Kremlinit është duke luajtur për një garë të humbur. Administrata ka të drejtë, kur thotë se Putini i përket shekullit XIX-të, por s’do të thotë se ai është i detyruar të humbasë në garën për ndikim më global.
Për ta mundur atë, Perëndimi duhet të marrë në konsideratë se cila është mendësia e atij shekulli, veçanërisht në Rusi. Mbi të gjitha, mbretërimi i Putinit të kujton sundimin e Car Nikollës I, i cili sundoi me sukses në vitet 1825- 1855. Tridhjetë vjet, është një kohë e gjatë për të qenë në anën e humbësve të historisë…
[real3dflipbook id=”697″]