Bota

Politikanët e korruptuar bëjnë një festë për veten e tyre

Udhëheqësit e rinj të Rumanisë kanë gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemin e mbipopullimit të burgjeve, shkruante Horia Blidaru në “Adevarul”. Të ndërtojnë më shumë burgje? Jo. Thjeshtë do të falin të gjithë politikanët e korruptuar! Qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët, që mori detyrën në dhjetor, ka shpallur qëllimin e saj për të falur disa të dënuar nëse dënimi ka qenë më pak se pesë vite, si dhe për të dekriminalizuar abuzimet me pushtetin që shkaktojnë më pak se 50 mijë dollarë dëme për buxhetin. Dënimi maksimal për abuzim me detyrën do të reduktohet nga shtatë vite, në tre. Nga gjithë problemet që ka vendi, ky ishte prioriteti kryesor i socialdemokratëve.

Po sigurisht, c’mund të pritet nga një parti që udhëhiqet prej një krimineli? Kryetari i socialdemokratëve, Liviu Dragnea u ndalua të bëhet kryeministër për shkak të një dënimi për mashtrime elektorale, por është ai që vazhdon të drejtojë nga prapa skenës.

Dragnea dhe partia e tij nuk hezitojnë që të eleminojnë cdo rregull që i pengon të plackisin shtetin. Këta njerëz duhet të ndalen! Rumania, dikur një diktaturë komuniste, që më pas u rrënua prej oligarkëve të pangopur, ka bërë përpjekje të mëdha drejt përmirësimit të gjyqësorit në vitet e fundit. Ne, populli, nuk mund të lejojmë që udhëheqësit tanë të shkelin sundimin e ligjit. Vetëm “angazhimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve mund të shpëtojë reformat dhe ndalë këtë agjendë politike thellësisht të dëmshme”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button