Paskal Emanuel Gobri
Kandidatët për presidencën në Francë kanë dalë shpesh në edicionet e lajmeve së fundmi. Këtë javë, François Fillon, ish Kryeministri i vendit, doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve brenda partisë kryesore konservatore, Republikanëve. Më tej, Fillon do të përballet me kundërshtarin e tij, Alain Juppé, në një raund të dytë votimi, dhe cilido që të fitojë, do të bëhet kandidati i Republikanëve, që do të konkurrojë në zgjedhjet presidenciale të Prillit 2017.
Ndërkohë që mund të duket kohë e gjatë deri atëherë, me siguri muajt e ardhshëm do të shohim shumë mesazhe në Tuiter, deklarata shtypi, nxjerrje informacionesh, intervista, jehona mitingjesh e kështu me radhë.
E megjithatë, pavarësisht gjithë madhështisë, pavarësisht gjithë pompozitetit, nuk duket aspak e garantuar që presidenti i ardhshëm, cilido që do të jetë ai, do të jetë në gjendje të bëjë diçka për çështjet kryesore me të cilat përballet Franca sot.
Cilat janë këto probleme, ekzaktësisht? Po të pyesësh votuesit francezë, ata do të të thonë vendet e punës, imigrimi, dhe identiteti kombëtar…