“Nuk do të shpëtojë nga hetimi i FBI-së edhe në rast se fiton. Si Presidente do të rrezikonte impeachment. Akuzat për komplot? Qesharake. Do të dalin skandale të tjera jo vetëm për të dhe Bill, por edhe për vajzën Chelsea”
Edward Luttwak, politolog i famshëm, republikan i hekurt, jep një gjykim të prerë. «Le të bëjmë një hipotezë. Le të supozojmë se Hillary fiton. Hetimi i FBI-së nuk do të frenohet nga ky fakt. As sikur Drejtori James do të zëvendësohej. Gjë që nuk do të ishte e lehtë, pasi në këtë post Comey është vënë nga administrate demokrate»…