Bota

Polonia, aty ku qeveriset falë teorive të konspiracionit. Analiza e Ivan Krastev

Pesë vjet pasi presidenti polak dhe 95 zyrtarë të tjerë gjetën vdekjen pasi avionic presidencial u rrëzua pranë një pylli në Rusi, udhëheqësit e rinj të Polonisë i kanë hedhur benzinë zjarrit, deri tani sipas tyre të mbuluar. Në disa raste, një besim i përbashkët në një teori konspirative të veçantë, mund të luajë një rol të tillë që më parë i ishte rezervuar fesë, etnisë, apo një ideologjie të mirë-artikuluar. Ajo tani mund të jetë një shenjues i identitetit politik

Screen Shot 2015-12-23 at 23.17.16

Nga Ivan Krastev

Në 2007, në të njëjtin vit që partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi e kryesuar nga Jarosllav Kazinski, humbi zgjedhjet, regjizori legjendar polak Andrzej Vajda realizoi filmin e tij epik “Katin”. Gjatë dy orëve, filmi tregon historinë e të burgosurve polakë të luftës – kryesisht oficerë të ushtrisë dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme – të cilët u vranë në vitin 1940 në pyllin e Katinit, me urdhër të Stalinit.

Në fakt është një film për dy krime: ekzekutimin e patriotëve polakë në pyllin pranë Smolenskut, dhe pengimin e mëvonshëm të së vërtetës. Versioni zyrtar i tragjedisë, i propaganduar nga qeveria komuniste në Poloninë e pasluftës, ishte se nazistët kishin qenë përgjegjës për ekzekutimet…

[real3dflipbook id=”741″]

Leave a Reply

Back to top button