Polonia njoftoi mbylljen e dhjetra minierave të qymyrit për tre javë duke filluar nga e marta, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit pasi minatorët përbëjnë 20 përqind të rasteve të raportuara.
Masa erdhi ndërsa vendi regjistroi kërcimin ditor me 599 infeksione të reja.
“Një veprim i tillë është i nevojshëm për të shuar përfundimisht këto shpërthime të epidemisë,” tha zëvendëskryeministri Jacek Sasin në një konferencë për shtyp, duke shtuar se minatorët do të merrnin pagë të plotë për tre javë dhe dërgesat e qymyrit nuk do të preken.
Megjithatë, lajmet nuk u mirëpritën nga sindikata e Solidaritetit të minatorëve që beson se mbyllja do të çonte në një mbyllje të përhershme të minierave pasi qeveria tashmë po planifikonte të ristrukturonte industrinë./bota.al/