Shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 shkaktoi dëm të madh – zjarre e shkatërrime. Shumica e banorëve të qytetit ikën në fshatrat përreth (Edhe pse ne nuk kemi ide se sa shumë prej tyre vdiqën atje). Ata morën me vete me gjëra të vogla me vlerë, si monedha dhe bizhuteri, dapo edhe llamba. Materialet organike, si çarçafët, batanijet, rrobat, perdet, u shkatërruan tërësisht.
Në vitet dhe shekujt pas shpërthimit, shumë njerëz kërkuan Pompein, duke hapur tunele përmes mureve dhe hequr objekte të vlefshme. Gërmimet hershme formale në shekullin e 18-të ishin pak më shumë se ushtrime gjuetie thesaresh, që do të thotë se të dhënat e zbulimeve janë të varfëra ose jo-ekzistente. Gjithashtu ka dëshmi se disa gjetje, të tilla si piktura muri dhe qeramika, u shkatërruan qëllimisht nga ekskavatorët, sepse nuk ishin konsideruar se kishin cilësi mjaftueshëm të lartë! Të gjithë këta faktorë e bëjnë Pompeiin një vend sfidues për ta studiuar – pak a shumë si shumica e vende të tjera arkeologjike. /bota.al