AnalizaMAIN

Populizmi pas Donald Trumpit

Nga Philippe Legrain

Para se të bëhej president i SHBA-së, Donald Trumpi ndërtoi tek vetja një personazh televiziv të tipit “realitety show”, që u bë i famshëm për frazënJu jeni i pushuar nga puna!”.Tani, është populli amerikan ai që e ka pushuar atë nga puna.

Dhe disfata e Trumpit, i ka dhënë gjithashtu një goditje shkatërruese populistëve nacionalistë në Evropë dhe gjetkë. Po a mund të jetë kjo vdekjeprurëse? Në fakt, “kënetat që pjellin nacionalizmin populist, nuk janë tharë ende.

Shumë njerëz mbeten të zhgënjyer nga humbja e tyre e perceptuar (ose e parashikuar) estatusit ekonomik dhe social, dhe ndihen të shpërfillur apo keqtrajtuar nga politikanët e establishmentit. Ngecja në vend e pagave, deindustrializimi dhe padrejtësia ekonomike,vazhdojnë të jenë sfida serioze.

Shumë njerëz janë të bindur se emigracioni dhe ndryshimet kulturore, përbëjnë një kërcënim ndaj sigurisë dhe mënyrës tyre të jetës. Kriza e Covid-19 i ka shtuar këto ankthe. Kjo u pasqyrua në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Edhe pse presidenti i zgjedhur Xho Bajden fitoi mbi 5 milion vota më shumë sesa Trump – një epërsi prej 3.4 për qind – më shumë se 72 milion amerikanë, votuan për presidentin në largim. Gjithsesi, Bajden ka treguar se populizmi mund të mposhtet, dhe kjo jo vetëm me më shumë populizëm.

Duke u distancua nga përdorimi i taktikave të populistëve, dhe i botëkuptimit të tyre, Bajden ndërtoi një koalicion të gjerë rreth një premtimi për ndryshime pozitive, moderim dhe njëqeverisje kompetente. Kjo qasje përbën një mësim të vyer për partitë politike të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë në Evropë, të cilat nganjëherë i janë nënshtruar tundimit populist -si për shembull duke i bërë jehonë pikëpamjeve të tyre sociale konservatore, anti-emigrante -në përpjekje për të fituar vota.

Humbja e Trump, përbën gjithashtu një paralajmërim për populistët e tjerë të ekstremit të djathtë, si presidenti brazilian Zhair Bolsonaro dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Në fillim të këtij viti, Orban deklaroi:“Ne dikur mendonim se Evropa ishte e ardhmja jonë; sot e dimë që jemi ne e ardhmja e Evropës!”.

Por me humbjen e Trump, fjalët e tij tingëllojnë boshe. Edhe nëse këta udhëheqës mbeten popullorë për momentin – në rastin e Bolsonaros, falë shpërndarjeve bujare të ndihmave për qytetarët për shkak të Covid-it – ngritja ose ngulitja e populizmit të ekstremit të djathtë në politikën qendrore nuk është aspak e pashmangshme.

Përtej shkatërrimit narrativës vetëshërbyese të pashmangshmërisë, humbja e Trumpit idiskrediton politikat e tij thellësisht të gabuara, duke e zbehur kësisoj joshjen ndaj tyre nga ana e të tjerëve. Gjatë 4 viteve të kaluara, Trump ndoqi qasjen “Amerika e Para”, duke shkelur traktatet e tregtisë dhe duke keqpërdorur sanksionet për tu dhënë përparësi bizneseve dhe punëtorëve amerikanë.

Në këtë kontekst, të tjerëve, përfshirë qeveritë evropiane, u dukej naive flisnin  për zgjidhje shumëpalëshe, dhe bashkëpunim në një treg të hapur. Ndërsa politikanët e zakonshëm ishin të prirur drejt proteksionizmit, nacionalizmi ekstrem ekonomik i mbështetur nga parti si Tubimi Kombëtar në Francë, dukej gjithnjë e më i arsyeshëm.

Për më tepër, retorika ksenofobike e Trump dhe inkurajimi i ndjenjës nativiste, i hapi rrugën politikave ashpra mbi emigracionin, brenda dhe jashtë vendit. Sigurisht, disa qeveri evropiane nuk kishin nevojë për inkurajim për t’i demonizuar myslimanët, për të ngritur gardhe me tela me gjemba në kufi, apo për t’i mbajtur azilkërkuesit në kampe me kushteskandaloze.

Ata filluan t`a bënin këtë para zgjedhjes Trumpit president, veçanërisht gjatë krizës së refugjatëve të viteve 2015-2016. Por veprimet e administratës Trump – përfshirë ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre dhe ndalimin e tyre në kushte të tmerrshme, dëbimin e azilkërkuesve pa procedurën e duhur, ndalimin e emigrantëve nga vendet me shumicë myslimane dhe ndërtimin e një muri në kufirin SHBAMeksikën – i dhanë shumë motivimEvropës është kundër emigrantëve.

Për shembull, Mateo Salvini, udhëheqësi i partisë së ekstremit të djathtë në Itali, LEGA, dhe ministër i Brendshëm i vendit në vitet 2018-2019, u shndërrua në“Trumpin e Italisë, ndërsa bllokoi hyrjet në portet italiane të anijeve të organizatave humanitare,kishin në bord emigrantët e shpëtuar në det.

Bajden do të japë një shembull shumë të ndryshëm, ka të ngjarë të forcojë internacionalistët dhe të dobësojë nacionalistët në Evropë. Sigurisht, presidenti i zgjedhur nuk do të kërkojë një tregti tërësisht të lirë dhe emigrim të pakufizuar.

Por ai i njeh përfitimet e politikës së jashtme dhe të bashkëpunimit tregtar me aleatët evropianë të Amerikës, ndaj është zotuar të rikthejë disa nga politikat më të diskutueshme të emigracionit të administratës Trump brenda disa ditësh nga marrja e detyrës, si dhe të riformojë sistemin e emigracionit në SHBA.

Me largimin e Trump nga Shtëpia  Bardhë, politikanët populistë jo vetëm që do të gëzojnë më pak legjitimitet të brendshëm; por vetë qeveritë do të përballen me një kosto më të lartë ndërkombëtare për qëndrimet e tyre. Trump ishte një aleat i fuqishëm për qeveritë nacionaliste të Evropës, veçanërisht në Hungari dhe Poloni.

Me Bajdenin në Shtëpinë e Bardhë, qeveria polake do të ndiejë më shumë presion për të qenë konstruktive. E njëjta gjë vlen edhe për kryeministrin britanik Boris Xhonson. Trump e mbrojti Brexit si një shprehje të sovranitetit, dhe e inkurajoi Xhonsonin kishte një qasje të ashpër ndaj Bashkimit Evropian.

Bajden nuk është një adhurues i Brexit. Për më tepër, Bajden, që ka folur shpesh mbi prejardhjen e tij irlandeze, e ka bërë të qartë se ai nuk do të pranojë asnjë kërcënim për paqen në Irlandën e Veriut. Teksa po skadon koha për të negociuar një marrëveshje tregtare pas Brexit, Xhonson është tani nën një presion shumë më të madh për kompromis.

Pra, nacionalizmi populist nuk ka vdekur. Por ai mund të mposhtet – dhe rënia e Trump ka të ngjarë t`a bëjë këtë më të lehtë. A janë evropianët në lartësinë e detyrës? / “Project Syndicate” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button