Numri i myslimanëve në Europë pothuajse do të dyfishohet – duke arritur në mbi 10% të popullsisë – deri në vitin 2050, dhe do të jetë më i madh se sa ai i të krishterëve në të gjithë botën, sipas një parashikimi të ri të rritjes së feve përreth botës.
Raporti i publikuar nga Pew Research Center, parashikon gjithashtu se myslimanët do të bëhen grupi i dytë më i madh fetar në SHBA – duke arritur 2.1% – deri në vitin 2050.
Popullsia myslimane e Europës, e rritur prej familjeve të mëdha dhe imigrimit, pothuajse do të dyfishohet, nga më pak se 6% (43 milionë vetë) në vitin 2010, deri në më shumë se 10% (71 milion vetë) në vitin 2050.
Deri në 2050, SHBA do të vazhdojë të ketë më shumë të krishterë se sa cdo fe tjetër, sipas raportit, por ata do të tkurren nga 77%, në 66% të popullsisë.
Ndonëse popullsia myslimane përbën një pjesë të vogël të amerikanëve – afro 1% – ajo do të rritet me shpejtësi në katër dekadat e ardhshme. Raporti parashikon se myslimanët do të kalojnë hebrenjte dhe do të bëhen grupi i dytë më i madh fetar në SHBA.
Numri i madh i lindjeve bashkë me uljen e vdekshmërisë foshnjore ka sjellë rritje për Krishtërimin dhe Islamin në botën në zhvillim, dhe studiuesit parashikojnë se katër në cdo 10 të krishterë në botë, deri në mesin e shekullit do të jetojnë në vendet e Afrikës nënsahariane, ku gratë kanë mesatarisht dy herë më shumë fëmijë se sa në Amerikën e Veriut dhe tre herë më shumë se sa në Europë. /Guardian/Bota.al