Stormi Daniels ka paraqitur ditën e djeshme në gjykatën e Neë York-ut ankesën e saj.
Aktorja e pornos, e cila është përfshirë në skandalin e presidentit Trump, duket se e ka paditur këtë të fundit për shpifje. Shkak për këtë është bërë një nga postimet e presidentit të SHBA-ve në llogarinë e tij në Tëitter.
Në këtë rrjet social, duket se Trump ka ironizuar deklaratat e aktores, e cila shprehej se ndihej e kërcënuar. Trump ka thënë, lidhur me këto deklarata, se janë “mashtrime”.
“Një lojë, shumë vite më vonë, për një burrë që nuk ekziston. Punë mashtruesish, që japin lajme të rreme për budallenjtë”, ka shkruajtur Trump.
Nga ana tjetër, Stormi në padinë e saj e ka quajtur statusin e Trump shpifje totale, duke thënë gjithashtu se së fundmi është kërcënuar me jetë nga një profil anonim nëpër rrjetet e saj sociale.
Në skandalin e pak muajve më parë, aktorja e pornos tregoi hapur se ka patur marrëdhënie intime me presidentin Trump, dhe se është paguar nga avokati i tij me 130 mijë dollarë./Bota.al