Enciklopedike

Porta e Diellit, një mister 1500-vjeçar

Ndërtuar më shumë se 1.500 vjet më parë nga kultura e lashtë Tivanaku e Bolivisë, “Porta e Diellit” është një hark guri i ngurtë megalitik që ka shastisur ekspertët që nga zbulimi i saj nga Eksploruesit evropianë, në mesin e shekullit të 19-të.

E vendosur pranë Liqenit Titicaca pranë La Paz, Bolivi, Porta e Diellit është ikona më e famshme e vendit arkeologjik në Tiahuanaco.

Ka pasur shumë interpretime të ndryshme të mbishkrimeve misterioze të gjetura në objekt. Disa historianë besojnë se figura qendrore mund të jetë perëndia Inca, Viracocha, krijuesi i të gjitha gjërave, ndërsa të tjerë e kanë lidhur atë me “Perëndinë Diell”, për shkak të 24 rrezeve lineare që e rrethojnë fytyrën. Rreth këtij personazhi misterioz janë 48 efigji me krahë, secila në një katror, të quajtur “chasquis” ose “Lajmëtarët e Zotit”.

Disa prej tyre kanë koka njerëzore, ndërsa të tjerët tregojnë koka hutash. Ndërtuar nga një bllok i vetëm gurësh të Andeve, objekti është afërsisht 3 m i gjatë dhe 4 metra i gjerë, peshon pothuajse 9 ton.

Perëndia njihet gjithashtu si “Perëndia që qan” sepse njerëzit kanë sugjeruar se shenjat në fytyrën e tij përfaqësojnë lot.

Sipas disa studiuesve, skulptura duket të pasqyrojë një vit diellor. Megjithatë, nuk mund të bëhet që të përshtatet në vitin diellor, ashtu si e ndajmë ne sot, sepse kalendari ka 290 ditë, i ndarë në dymbëdhjetë muaj, secili me nga 24 ditë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button