Sport

Cristiano dhe të tijtë “zbarkojnë” në Shqipëri

Screen Shot 2015-09-06 at 9.43.59 AM

Përfaqësuesja e Portugalisë zbarkon në Tiranë për sfidën kualifikuese të Euro 2016 me Shqipërinë. Në orën 20:30 të së Shtunës, avioni i skuadrës luzitane mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”.

Zbarkimi është dokumentuar edhe nga ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, që në profilin zyrtar në Instagram shkruante: Sapo u ulëm në Tiranë, Shqipëri. Diçitura shoqërohej edhe me një fotografi nga kabina e pilotëve.

Kombëtarja portugeze u prit nën masa të forta sigurie dhe lojtarët nuk patën asnjë kontakt me tifozët e pakët të cilët qëndruan në aeroport të përshëndesnin tre herë fituesin e Topit të Artë.

Si shpërblim për durimin disa-orësh Cristiano Ronaldo iu përgjigj përshëndetjeve dhe kishte nga ato tifoze femra që nuk i përmbajtën emocionet.

Portugalia u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit dhe të Dielën prej orës 18:00 do të zhvillojë stërvitjen e fundit përpara sfidës me kuqezinjtë.

Për ndeshjen e së Hënës në Elbasan Arena, trajneri Fernando Santos rikuperon mbrojtësin veteran Ricardo Carvalho, ndërsa në skuadër është grumbulluar edhe mbrojtësi i Sportingut, Paulo Oliveira, i cili zëvendësoi të dëmtuarin Bruno Alves./Ss

Leave a Reply

Back to top button