Bota

Pranë luftës së tretë botërore?

screen-shot-2016-09-20-at-15-51-31Bota është shumë pranë një Lufte të Tretë Botërore, kanë paralajmëruar ekspertët. Rusia dhe Kina, dy shtete që vitet e fundit kanë shpenzuar miliarda për ushtrinë e tyre, shumë shpejt do të rivalizojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket fuqisë dhe prestigjit ushtarak.

Të tre këta shtete duan të mbeten superfuqi botërore dhe janë duke u përgatitur për luftë, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

Këta shtete përbëjnë kërcënim për njëri-tjetrin në disa probleme globale, duke krijuar një ekuilibër politik delikat, i cili mund të shkaktojë kolaps.

Një numër ekspertësh kanë identifikuar disa arsye të cilat mund të shpien deri në fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Sulmi i NATO-s dhe Rusisë mbi Sirinë, agresioni i Vladimir Putinit ndaj Europës Lindore, dhe lëvizjet e Kinës në Detin Jugor janë disa prej arsyeve për fillimin e Luftës. Ekspertët gjithashtu kanë shprehur shqetësim edhe për paqëndrueshmërinë e Pakistanit si fuqi bërthamore.

Leave a Reply

Back to top button