Letersi

Prapa kuintave / “Libri jam unë!”

Screen Shot 2015-03-28 at 09.37.56

Njerëz shumë të pushtetshëm që punojnë në hije. Por ata kanë në dorë shkrimtarët më të famshëm në botë. Janë agjentët më të rëndësishëm letrarë, që vendosin se çfarë lexojmë ne

Një agjent i mirë mund të bëjë ndryshimin. Koktejli i suksesit kërkon (në përmasa të ndryshme) mendjemprehtësi, njohuri të tregut, kontakte me prodhuesit e filmave dhe rrjeteve televizive, si dhe aftësi në përdorimin e rrjeteve sociale. Kush mendon se bota e librave është e sjellshme dhe e mërzitshme, e ka gabim. Ekistojnë grindjet, aleancat, ndarjet, tradhtitë. Ka legjenda të gjalla si i plotfuqishmi Endrju Uajli, “The Jackal” (Çakalli), “Predatori” ose “Joshësi i vejushave”, titull që i detyrohet katalanases Karmen Balcels

Për të kuptuar sa i rëndësishëm është një agjent letrar, duhet të shihni faqen e falënderimeve në fillim apo në fund të një libri. Pjesa tjetër është histori… Nëntë romane, gjashtë milionë kopje. Në Itali, ishte agjenti i paharrueshëm Luixhi Bernabo, ai që promovoi Donato Karrizin me “Sugjeruesin” (Longanesi), apo që besonte se Kuper do të funksionionte me shtëpinë botuese “Nord”.

Ana Soler-Pont (Agjencia Pontas, Barcelonë) vuri bast mbi gazetarin e panjohur Jonas Jonason, një 50-vjeçar i saposhëruar nga një ezaurim nervor, tek romani i tij i parë në vitin 2009.

“Njëqindvjeçari që u arratis nga dritarja dhe u zhduk”, arriti të shesë 4 milionë kopje brenda 3 vitesh, është përkthyer në tridhjetë gjuhë të botës, u bë film dhe i mundësoi autorit të shkojë të jetojë në ishullin Gotland në Suedi (mori liçencën për të drejtuar helikopterin).

Një agjent i mirë mund të bëjë ndryshimin. Koktejli i suksesit kërkon (në përmasa të ndryshme) mendjemprehtësi, njohuri të tregut, kontakte me prodhuesit e filmave dhe rrjeteve televizive, si dhe aftësi në përdorimin e rrjeteve sociale. Kush mendon se bota e librave është e sjellshme dhe e mërzitshme, e ka gabim. Ekistojnë grindjet, aleancat, ndarjet, tradhtitë. Ka legjenda të gjalla si i plotfuqishmi Endrju Uajli, “The Jackal” (Çakalli), “Predatori” ose “Joshësi i vejushave”, titull që i detyrohet katalanases Karmen Balcels.

Ajo, “Mamaja e madhe”, bëri të njohur Gabriel Garsia Markezin dhe Izabel Alenden, ndërsa i ka hequr të drejtat e botimit Horge Luis Borgesit dhe Roberto Bolanos. Por vejushat zgjodhën Uajlin, jo vetëm për kushtet e parezistueshme të kontratës, por për përzierjen e përkëdhelive dhe privilegjeve, që ai ishte në gjendje të garantonte (shoferë, lule, ftesa nëpër darka, suita luksoze).

I drejtpërdrejtë, pa paragjykime, ai ishte në gjendje të punësonte anëtarë të familjes së autorëve, që dëshironte të kishte për vete, ose për të bindur disa, se nuk kishte asnjë interes në marrjen e atyre që vërtet kërkonin, apo t’u ofronte paga të mëdha shkrimtarëve, që nuk kishin synim të ndryshonin agjent. Megjithatë, vitin e kaluar Karmen Balcels (84 vjeç) dhe Uajli, u bënë aleatë. Për shkak se kanë një armik të përbashkët, Amazon, e cila kërkon që të zhdukë profesionin e ndërmjetësve. Marrëveshja është sa diplomatike dhe elegante: Balcells & Wylie nuk do të shkaktojë domosdoshmërisht zhdukjen e dy agjencive të tjera historike.

Në portofolin e “Çakallit” ekzistojnë vetëm penat e mëdha: Mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe Salman Rushdi, Eni Leibovic dhe Amos Oz, Filip Roth, Martin Amis, Norman Mailer, Elmor Leonard. Shumë pak italianë: Alesandro Bariko, Roberto Kalaso, Klaudio Magris, Paolo Xhordano, Antonio Monda dhe Roberto Saviano, i cili është ndarë me agjentin e tij historik Roberto Santakiara. Eshtë intelektual i turpshëm, që dashuron moton epikuriane “Lathe biosas” (Jeto fshehur!), jo keq kjo për epokën e internetit. Një njeri i brendshëm, shpjegon se Saviano nuk është një shkrimtar dhe kaq, por tani ai është një markë. Libri i tij më i njohur “Gomora” u bë film, pastaj një seri televizive e shitur në gjithë botën, kështu që zgjedhja e Uajlit është më shumë se logjike.
Sigurisht, Çakalli bën që të fitojnë edhe autorët e tij. Ai mori 750 mijë dollarë për Martin Amis, dhe i dha menjëherë duart Pat Kavanag, e cila e përfaqësonte atë zyrtarisht, dhe për më tepër ishte gruaja e mikut të tij Xhulian Barnes. Ai kërkon për shkrimtarët cilësorë, të njëjtin trajtim financiar, që gëzojnë edhe best-sellerët më të njohur si Xhon Grisham ose Uilbur Smith. Gjithashtu ka fituar të drejtën e botimit të librave të ish-presidentit francez Nikolas Sarkozi, që sigurisht nuk është Tolstoi, megjithatë ka interes. Në Festivalin Ndërkombëtar të Autorëve në Toronto të Kanadasë e quajti librin “Pesëdhjetë hijet e grisë”, “një nga momentet më të turpshme të kulturës perëndimore”. Ai nuk do të kishte pranuar kurrë një libër dhe autorë të tillë. Megjithatë tek Uajli mbërrin vetëm pasi të kesh arritur famën, me përjashtime të tilla si Zadie Smith me “Dhëmbët e Bardha”. Të pranohesh prej tij do të thotë të kesh nëpër libra disa nga vlerësimet e tij.

Tjetër histori është ajo e Xhoan K. Roulling. Pas hapjes mbrëmësore të bibliotekave, dhe marketingut të zgjuar prej 16 vitesh qëndron Xhonatan Litëll, i zgjedhur nga shkrimtarja pas shqyrtimit të një liste: iu duk se mbiemri i tij ishte veçanërisht i përshtatshëm për librat për fëmijë (e kujtoni miun Stjuarti i Vogël?).

Ai, në vend se të hidhte në koshin e plehrave “Harry Potterin” – tundimi ishte i madh atë ditë – thirri autoren dhe trokiti në derën e 12 botuesve, duke gjetur bindur vetëm ish-shtëpinë e vogël botuese “Bloomsbury”. Vlerësohet se përqindja e tij, ka bërë që të fitojë mbi 50 milionë paund. Megjithatë në fund u shkarkua duke u zëvendësuar nga ish-ortaku i tij Nil Bler. Mbeti shumë keq.

Shkrimtarja Arundhati Roi, e bërë e njohur me librin “Zoti i gjërave të vogla”, ia detyron famën e saj agjentit letrar britanik Dejvid Goduin, tejet i vëmendshëm ndaj kulturës indiane. Goduin e mori librin nga një mik i shkrimtares, nxitoi për në Nju Delhi për t’u njohur personalisht, dhe për t’i thënë se do ta përfaqësonte me shumë dëshirë. Për këtë ajo e quan “agjenti flutures, udhërrëfyes dhe mik”.

E falenderon “për udhëtimin e tij impulsiv në Indi, dhe për të çarjen e ujërave për të”. Goduin e pyeti sesa variante kishte para atij përfundimtar. Ajo u përgjigj: Asnjë tjetër. Nuk mund të përsëritet dy herë e njëjta frymëmarrje.

Në vitin 2011, Goduin mori të drejtën e botimit të librit të Pipa Midëlltonit, për librin e saj “Festojmë”: 400 mijë paund, për një dështim të plotë. As ai vetë, nuk arriti që të shndërrojë në ar një libër me këshilla pa shije, për festat në kopsht dhe kremtimin e ditëlindjeve.

Strategjia duhet, por më parë kërkohet libri. Për Susana Tamaron, flokëkuqja plot jetë Viki Satlou, solli nga Londra një skaut që lexonte italisht, e mirëpriti në Romë dhe i dha në dorë librin “Dëgjo zërin tim” (botuar nga Rizzoli), por nuk e lejoi të marrë me vete asnjë kopje. “Synoja si fillim të krijoja atmosferën” – tregon ajo. “Një roman duhet të lexohet në kushte të mira. Puna ime është që librat e duhur të shkojnë tek personat e duhur” – shton ajo.

Luixhi Karleti dhe Agjenti Kasper, respektivisht ish-polic dhe agjent i shërbimeve sekrete, që kaloi 13 muaj në një kamp përqendrimi në Kamboxhia, filluan të punojnë mbi librin “Super shënimet” (Mondadori, i shitur në 14 vende të botës), me kontratë tashmë të nënshkruar. Mjaftoi një përmbledhje e shkruar mirë, për të xhelozuar botuesit. Një fillim shokues. “Ferri ekziston dhe unë kam qenë atje”: autori është një personazh romanesh, pilot, ekspert në artet marciale, që lëviz në sfondin e intrigës ndërkombëtare. Kasper, kishte nevojë për një promovim të mirë. Para daljes në treg të librit, Satlou organizoi një drekë tejet të fshehtë, si për një histori spiunësh, në një vend të lajmëruar në çastin e fundit: të gjithë donin të njihnin Kasperin, të gjithë do të flisnin për të. Por pastaj gazeta “Il Giornale”, e çmontoi disi ngjarjen aventuroze.

Edhe pas Sesilia Ahern, prej 20 vitesh ylli i romaneve mbi gratë me nënshkrimin “PS: Të dua”, qëndron një agjensi. E bija e kryeministrit irlandez Bertie Ahern, shkroi në vitin 2004 një histori të fuqishme dhe mallëngjyese mbi Hollin që merr një letër nga burri i saj, i cili kishte vdekur prej një muaji. Për të shmangur dyshimin, se ishte e favorizuar nga mbiemri i saj, ajo e botoi librin me një pseudonim. Agjentja letrare, Mariana Gun O’Konor, ofroi për botuesit dy kapitujt e parë si “shije”. Ata pranuan, pastaj pati një ankand, më pas identiteti i Sesilias u zbulua para kohe.

Ka nga ata, që nuk kanë simpati për agjentët: zanat i çuditshëm, pak si i trilluar, por në zgjerim e sipër. “Në fillim në Itali, ishte vetëm Erik Linder. Tashmë agjensitë janë të shumta” – thotë Antonio Frankini, redaktor i shtëpisë botuese “Mondadori”, dhe babai shpirtëror i shumë prej librave më të mirënjohur të viteve të fundit. “Disa prej tyre merren me çështje kryesisht ekonomike, dhe është e drejtë që ai që shkruan, t’i përkushtohet vetëm botës së tij krijuese; të tjerët bëjnë një punë që është e ngjashme me atë timen (edhe redaktori është një ndërmjetës).

Një punë stresuese, e lodhshme: gjykohesh çdo javë, kur del renditja e librave, edhe pse është e vështirë që një zgjedhje të vetme, të përputhet me një sukses të madh apo dështim”. Ndonjë, si për shembull Benedeta Çentovali, drejtuesja e shtëpisë botuese “Giunti”, vazhdon të bëjë dallimin mes librave “të nevojshëm” dhe atyre “të mirë”. Botohen si njëri dhe tjetri, por përputhja e gjërave nuk është e thjeshtë.

Kajli Daust, australiania kokëfortë që menaxhon trashëgiminë ndërkombëtare të Federiko Moçias, flet me pasion për Davide Longon dhe librin e “Ngrënësi i gurëve”. “Botuar nga ‘Marcos y Marcos’, kishte patur komente mjaft pozitive. “Ia propozova të gjitha shtëpive botuese gjermane. Është i bukur – më thoshin – por shumë i vështirë. Përfundimisht u riktheva tek dikush që e kishte refuzuar dhe këmbëngula. E botoi dhe ishte një sukses i vërtertë.

Në panairin e librit vitin që pasoi dëgjova të më thonë: “Duam libra si ai i Davide Longos” – thotë ajo.
Tregu është një mani, produkti final është përherë edhe më i llogaritur. Tek “Uji për elefantët” (më pas i realizuar si film me Robert Patinson), autorja Sara Gruen i referohet një grupi shkrimtarësh, përveçse edhe një partneri kritik, botuesit dhe agjentit. Ajo falendëroi edhe atë që i dha idenë për titullin: të krijohet përshtypja e një ekipi të mirë. Fausto Brici, drejtor i shenjtëruar nga suksese të shumta, i dha Kajli Doustit “dhjetë faqe të fuqishme, por historia duhet të finalizohej”. “Patëm oferta nga thuajse të gjithë botuesit italianë. Është magjike të shesësh një roman, pa një pjesë të gatshme të tij. Ne kemi punuar shumë me të. Ka ndjesinë e ekipit, pranon këshillat tona dhe të botuesit”. Rezultati është “Njëqind ditët e lumturisë” (Einaudi, Stili i Lirë), botuar në nëntor të vitit 2013. Libri pauses “Nëse më do” (e njëjta shtëpi botuese), sapo ka ardhur në librari. I veçantë, në mirëbesim, raporti i Valeria Parrelë, autore e shumë librave të dashur si “Hapësirë e Bardhë” dhe “Kohë për të mësuar”, me Roberto Santakiaran: “Kur vendosa të jetoj përmes shkrimit, kuptova se nuk do të mundesha kurrë të negocioja me një drejtor komercial apo një menaxher marketingu: e delegova këtë deyrë dhe pashë ndryshimin. Së pari, punoj më mirë. Së dyti, rritet fama! I njëjti libër, i paraqitur tek një botues nga unë dhe pastaj nga Roberto, pati dy propozime ekonomike të ndryshme: e tija ishte e dyfishtë. Jo vetëm kaq: ai i lexon paraprakisht veprat e mia. I detyrohem atij, edhe për nëntitullin e mbledhjes së tregimeve të shkurtra, që botohen në maj nga Einaudi :“Shumë rëndësi dashurisë dhe histori të tjera njerëzore”.

Por nuk ka një rregull absolut. Simoneta Anjelo Hornbi nuk ka një agjent (është avokate me profesion dhe bën gjithçka vetëm). E njëjta gjë vlen edhe për Nikola Laxhoian, autor i “Egërsia”, një kandidat i mundshëm për çmimin “Strega 2015 (cilësohet me ironi si çmimi i përtacisë).

Ndërkaq Luka Tom Bilota, gazetar nga Bergamo, u bë i njohur falë Albert Zukermanit, themelues i “Writer House” dhe agjent i Ken Folet. Historia është kjo: në vitin 2013, Bilota fiton një konkurs për të amatorë “Orange Hand” (botimet ”David &Matthauss), ku tërheq interesin e një prodhuesi kanadez televiziv, i cili mendon të realizojë një film triller. Zukerman, i dërgon atij një email me nënshkrimin miqësor “Al” (ngjarje e rrallë), i cakton një takim. Befas të gjithë flasin për Bilotën dhe dhe romanin e dytë: një triller i vendosur në botën e xhazit./Il Venerdi/ www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button