Sport

Premier League mbush 25 vjeç, dhe goli më i bukur është i Denis Bergkamp. Një perlë

Premier League mbush 25 vjeç. Lindur në 27 Maj, 1992 mbi “rrënojat” e First Division, për garën më interesante dhe të pasur në Evropë është koha për të bërë bilancin. Si dhe klasifikimet që në kohën e verës, preferohen kaq shumë. Dhe në qoftë se pas një çerek shekulli ende nuk ka fituar një trainer anglez, edhe goli më i bukur i është dhënë një lojtari të lindur larg ishullit.

MADE IN HOLLAND – Referendumi popullor organizuar nga BBC për të votuar golin më spektakolar ka vënë në lëvizje anglezët. Më shumë se gjysmë milioni tifozë që kanë shprehur mendimin e tyre, shpallin fitues holandezin Dennis Berkgamp (shih videon në fund).

DY PREKJE

Eshtë 22 marsi 2002, Arsenali shkon të luajë me Njukasëll. Në shkallë, spektatorët nuk mund ta dijnë se do ta kujtojnë gjatë këtë ditë. Në minutën 11 vjen kryevepra: Bergkamp merr topin nga Pires dhe, pas një lëvizje magjike, shënon. Eshtë ai vetë, në autobiografinë e tij, që përshkruan ato sekonda që u bënë të pavdekshme: “Shoh Piresin që më kërkon dhe më pason topin. E doja në këmbë, por kuptoj shumë shpejt që do të më vijë mbrapa. Nuk është ajo që prisja dhe kështu që, mendova: ‘Këtu duhet një tjetër ide’. Mund të bëj gjënë më të lehtë, të kontrolloj dhe mbështetem. Por ndjej mbrojtësin që më bën presion, dhe rrotullimi i topit mund të më ndihmojë. Kur e kam vetëm 10 metra larg, vendos: ‘Do të rrotullohem përreth Nikos Dabizas’. Dhe kështu ndodhi. Kundërshtari ende pyet si e bëra”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button