Bota

Presidencialet 2016/Kush e mund Hilarinë?

Screen Shot 2015-08-09 at 22.30.41

Nga Stanley Fish

Pashë debatin televiziv të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale, me dy pyetje në mendje: Kush do të mund të sfidojë Hilari Klintonin? Dhe kush do të ishte një garues i mirë për zëvendës-president? Të dy listat janë çuditërisht të shkurtra.

Është e lehtë të përmendësh kandidatët, që nuk do të kishin ndonjë shans kundër Klintonit. Apeli i padyshimtë i Donald Trump, ndaj një përqindje të konsiderueshme votuesish republikanë, nuk do të jetë i mjaftueshëm që ai të fitojë nominimin si kandidat zyrtar, sidomos kur gjysma e votuesve do të jenë gra. Ai do të humbiste me siguri.

Rand Pol është tërheqës përmes lojës së fjalëve. Por kjo nuk është e mjaftueshme që zgjedhësit ta preferojnë më shumë se të tjerët. Majk Hakëbi do të vazhdojë të mbetet figura e dashur e të djathtës ungjillore, por ky është një pozicion që ai e zotëron  prej kohësh. Ai thjesht rishfaqet, sikur del nga një kripte e nëndheshme, çdo katër vjet.

Ben Karson ka një personalitet të mirë, është i matur në të folur dhe me një ndjesi të butë humori. Por ai është në skenë, vetëm pse është një njeri me ngjyrë tejet kritik i Presidentit Obama:baza republikane e ka qejf këtë fakt, por as kjo s’është e bollshme për të patur një profil të plotë presidencial.

Ted Kruz rrezaton zemërim – ai duket më tepër i zemëruar me partinë e tij dhe udhëheqësit e saj sesa me Klintonin apo presidentin  Obama. Por mllefi të jep pikë në një periudhë afatshkurtër, ndërsa në afatgjatë ajo i largon njerëzit prej teje.

Kris Kristi ka përvojë dhe është i drejtpërdrejtë në një mënyrë që fillimisht tingëllon tërheqëse, megjithatë shpejt kjo qasje mund të shndërrohet lehtësisht në vetëmburrje dhe ngacmim ndaj të tjerëve;do të mjaftonin vetëm disa raunde debatesh me Klintonin, që ai të gulçuar për frymë, si një balenë në breg të detit.

Skot Uoker paraqitet mirë, ka bërë punë të mira në një shtet që është bastion i republikanëve (fakt të cilin ai nuk lodhet së përsëturi). Eshtë i artikuluar në mënyrë të arsyeshme, por ka një shprehje pasigurie në fytyrën e tij, dhe dy qëndrime politike që e dëmtojnë jo pak (të paktën në raport me intensitetin me të cilën ai i mbron ato) – një dëshirë e zjarrtë për të zhdukur lëvizjen e punëtorëve, dhe gatishmërinë për të lënë një nënë të vdesë, sesa të lejojë ndërprerjen e shtatzënisë së saj- dhe të dyja këto mund ta fundosin. Vetë Klinton do të lëpinte buzët nga kënaqësia.

Kështu në garë mbeten Xhon Kasish, Marko Rubio dhe Xheb Bush. Kasish është nga Ohajo (gjithmonë një shtet kyç), Ka qenë i  suksesshëm si kongresmen dhe guvernator, zotëron një ekspertizë të mirë administrative, legjislative, buxhetore dhe mbrojtjes, dhe vjen si një konservator i fortë por që nuk është i çmendur – dhe kjo nuk është diçka e vogël në peizazhin republikan.

Me garimin e tij, ai mund të bëjë bashkë një koalicion të fiskalistëve konservatorëve, krishterëve të zjarrtë, republikanëve të moderuar (kanë mbetur pak të tillë) dhe të pavarur. Dhe kjo në fakt mund të mjaftojë, sidomos nëse Klintoni has në ndonjë  pengesë domethënëse.

Rubio ka avantazhin e të qënit i ri dhe i pashëm. Nëse ai do të rezultojë si sfidanti i Klintonit, përparësia do të jetë e tija, edhe para se të hapë gojën për të thënë diçka. Ai gjithashtu flet mirë dhe duket se e di mirë punët e veta. Mund të trimufojë në një shtet kyç si Florida, dhe të fitojë mbështetjen e të paktën një pjese të votave hispanike. Përsëri, zgjedhja e kandidatit si zëvendëspresident do të  jetë kyçe.

Xheb Bush, ishte guvernator shumë i suksesshëm i  Floridas, që gjithashtu mund të fitojë në këtë shtet; ai ka një pasion të madh për reformën e arsimit, diccka që në mënyrë të pamohueshme është autentike. Ka një qëndrim mbi politikën e emigracionit, që mund të kapë votat në qendër. Ai ka ndërkaq lidhje, përmes bashkëshortes së tij, me komunitetin hispanik. Eshtë i gjatë dhe  me një pamje rinore, por ai nuk është i ri, kështu që ka tisin e pjekurisë. Problemi i “Dinastisë”, do të davaritet nëse ai do të  garojë kundër Klintonit, dhe e njëjta gjë vlen edhe për këtë të fundit.

Tani lidhur me favoritët për zëvendës-president. Rubio, është parneri i preferuar i të gjithë kandidatëve, dhe ai mund të jetë edhe i Bushit nëse do të kishim një biletë të përbërë nga dy politikanë nga i njëjti shtet. Vetë Bush nuk do të jetë zv/presidenti i askujt; ai është tashmë tepër i madh për këtë rol. Përveç kësaj, një Bush si kandidat për zëvendës-president, do të dukej sikur do na kthente pas në vitet ‘80.

Kasish përshtatet mirë me të dy burrat. Në qoftë se ai mund të kryesojë në Ohajo, dhe kandidati kryesor mund të fitojë në Florida, atëherë harta elektorale duket premtuese për republikanët. Një shans ndërkaq mund të ketë Karli Fiorina, e cila në sekondat të debatit televiziv u shpall fituesja e madhe. Fiorina është një dejtuese ekzekutive me përvojë në fushën e biznesit, dheshumë i aftë në teknologjitë e ndryshme, që gjithnjë e më shumë po dominojnë jetën tonë.

Ajo është sigurisht edhe një grua, por është lloji i gabuar i gruas, për të kompensuar Hilari Klintonin. Nëse një nga kritikat ndaj Klintonit është të qënit e ftohtë, duke llogaritur me pak ligësi, Fiorina është akull, ndaj do të bënte Klintonit të duket e ngrohtë dhe miqësore. Dhe për mundësitë e tjera:kandidatët që nuk do të fluturojnë dot në krye të klasifikimit, sjellin të njëjtat detyrime për vendin  e dytë.

Bobi Xhindall është një politikan i dorës së dytë, që nuk ngjall besim as në shtetin e tij, ku vlerësimi për presidentin Obama është më i lartë se për të. Gilmore dhe Pataki, duket se janë atje, pasi nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë. Santorum, ngjan se është prekur nga sindroma e kandidimit të përhershëm, pavarësisht disfatave.

Rik Perri është duke u përmirësuar, por jo në nivele të mjaftueshme, për të patur realisht shanse të nominohet. Dhe në qoftë se ju doni të fitoni mbështetjen e një elektorati të etur për të shkuar nesërnë luftë, Lindsej Graham është kandidatja e duhur. Dhe  kështu nuk është as Rubio-Kasish, Kasish-Rubio, apo Bush-Kasish (apo ndoshta senatori Portman); dhe në rast të ndonjë prej  këtyre biletave republikanë, ajo do të jetë Kinton-Sherrod Broën. Dhe rezultati? Një vrimë në ujë.

Shënim: Stanley Fish është profesor i Drejtësisë në Universitetin Ndërkombëtar të Floridas

“Huffingtonpost.com” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button