Valery Giscard d’Estaing erdhi Elysee në vitin 1974, edhe pse nuk i përkiste grupit të golistëve; ai ishte shprehje e një lëvizje liberale, që megjithatë fitoi mbështetjen e gjithë qendrës së djathtë, gjë e cila i lejoi të fitojë zgjedhjet presidenciale, duke dalë në raundin e dytë 11 pikë përqindjeje mbi socialistin Mitterrand.
Zhvillimi i institucioneve evropiane (edhe themelet për monedhën e vetme), zgjerimi i të drejtave individuale (legalizimi i abortit, dekriminalizimi i tradhëtisë bashkëshortore, mundësia e shkurorëzimit) karakterizuan presidencën e Giscard. Gjatë mandatit të tij shtatë-vjeçar, u kryen edhe dënimet e fundit me vdekje në gijotinë, në historinë franceze. Nga ana tjetër, ai do të përballej me efektet e krizës së naftës në ekonomi, por edhe një seri skandalesh (vetëvrasja e një ministri, vrasja e dy të tjerëve, por mbi të gjitha miqësia me diktatorin afrikan Bokassa). Të gjitha këto do të kompromentonin rizgjedhjen në balotazh në zgjedhjet e vitit 1981. /bota.al