Favoriti i madh për zgjedhjet e 2012 do të ishte socialisti Dominique Strauss-Kahn, por arrestimi i këtij të fundit për akuza me sfond seksual, hapi lojën. Në këtë hapësirë rrëshqiti papritur François Hollande, që fitoi në zgjedhjet paraprake të Partisë Socialiste dhe doli përballë presidentit në detyrë, Sarkozy. Ai e mposhti këtë të fundit me 51.6% të votave. Rruga presidenciale e Hollande, megjithatë, u bë menjëherë malore; i kontestohen mungesa e autoritetit, pasiguria e linjës ekonomike, rritja e taksave, skandalet romantike. Hollande përpiqet që të rregullojë gjërat duke emëruar kryeministrin Manuel Valls dhe duke nisur një kthesë liberale në politikën e saj. Por pothuajse në të njëjtën kohë, Franca goditet nga terrorizmi xhihadist. Pavarësisht vendosmërisë së treguar nga presidenti për ruajtjen e besnikërisë ndaj vlerave të republikës, popullariteti i tij bie në nivelet më të ulëta dhe e detyron që të mos kandidojë për një mandat të ri. /bota.al
1 minute read