Bota

PRESIDENTET E FRANCES / Mitterrand (1981-1995): lindja e Europës

Në përpjekjen e tretë, u hapën dyert e presidencës për François Mitterrand, socialisti i parë i Republikës së Pestë. Mori 51.8% të votave, duke mundur thellë Presidentin në detyrë, Giscard. Gjatë mandatit, shpesh iu desh që të gjente zgjidhje kompromisi mes krahut të moderuar të partisë dhe komunistëve, të cilët u bënë pjesë e qeverisë së tij, edhe pse nuk ishin përcaktues në Asamblenë Kombëtare. Lindi një politikë me konotacione të forta sociale, si rritja e pagave publike, shtetëzimi i bankave dhe grupeve të mëdha të industrisë, ulja e moshës së pensionit. Zgjedhjet parlamentare të vitit 1986, megjithatë, sollën një disfatë për të majtë dhe Mitterrandit iu desh të nisë një periudhë koalicionit të madh, dhe të emërojë udhëheqësin e opozitës Jacques Chirac, si Kryeministër. Në vitin 1988, megjithatë, presidenti në largim merr mandatin e dytë presidencial, duke mundur pikërisht Chiracun. Nis kështu një periudhë kur Mitterrand do të “shenjtërohej” mes baballarëve të bashkimit të Evropës, falë hartimit të marrëveshjeve të Shengenit dhe Mastrihtit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button