Eksponenti i partisë neo-goliste UMP, Nicolas Sarkozy u bashkua me qeverinë Chirac si ministër i brendshëm dhe u dallua për pozicionet e tij shumë të papajtueshme, mbi emigracionin dhe degradimin e periferisë metropolitane. Duke ndjekur këtë linjë, “heq qafe” fillimisht konkurrencën e brendshme për partinë e tij, dhe më pas atë të kandidates socialiste, Ségolène Royal, dhe në 6 maj 2007 bëhet president i gjashtë i Republikës së Pestë të Francës. Qeveria e tij u karakterizua nga hapja ndaj personaliteteve jo shumë të pëlqyer të qendrës së djathtë (duke përfshirë ish-ministrin e kultuës, Jack Lang) nga një afrim i rëndësishëm i Francës me Shtetet e Bashkuara në politikën e jashtme (mosmarrëveshjet zgjasnin që nga koha e Pompidout) dhe një politikë rreptësie fiskale. Sidomos arsyeja e fundit përcaktoi rënien e popullaritetit dhe dështimin në përpjekjen për t’u rizgjedhur. /bota.al
1 minute read