Bota

PRESIDENTET E FRANCES / Plebishiti i Chiracut (1995-2007) kundër Le Penit

Jacques Chirac “mori hakun” e tij në vitin 1995, duke mposhtur kandidatin socialist Lionel Jospin me 52.6% të votave. Tashmë kryebashkiak i Parisit, eksponent i një të djathte të kujdesshme ndaj kërkesave sociale dhe reformiste, duhet megjithatë të përballet që në krye të herës, me një valë pakënaqësie të karakterizuar nga një seri grevash të gjata në shërbimet publike, si dhe refuzimin e reformës së pensioneve. Edhe Chiracut do i takojë, por me role të përmbysura, që të bashkëjetojë me opozitën, duke filluar nga viti 1998; vit kur Lionel Jospini u emërua kryeministër. Në po të njëjtën periudhë, kohëzgjatja e mandatit presidencial u ul nga shtatë në pesë vjet. Figura e Chiracut u njollos nga një seri hetimesh që preknin atë dhe kolegun e tij të partisë, Alain Juppe. Megjithatë Chirac fitoi në vitin 2002 një mandat të dytë; megjithatë, krejt papritur, nuk do të konkurronte me kandidatin socialist, por me atë të Frontit Nacional, Jean Marie Le Pen. Për të penguar vajtjen në Elysee të ekstremistit të djathtë, socialistët do të çonin votat e tyre tek Chiracu, që kështu mori një mbështetje rekord në zgjedhje: 82% të votave.

Leave a Reply

Back to top button