Bota

PRESIDENTET E FRANCES / Pompidou (1969-1974): rikthimi i madhështisë

De Gaulle u pasua nga Georges Pompidou, ish-kryeministër në qeverinë e Gjeneralit. Mbështetësit e tij të qendrës së djathtë fituan ndaj Alain Poher, me 58.2% të votave. Nën presidentin Pompidou, i Franca njohu një periudhë të jashtëzakonshme rritjeje ekonomike, më e lartë se ajo e të gjitha vendeve të tjera evropiane, me kulmin e saj, 5% në vit. Kjo çon në zbutjen e shumë prej konflikteve sociale që u krijuan nga viti ’68. Madhështia e rigjetur e Francës simbolizohet nga disa arritje historike, të tilla si fluturimi i parë i Concorde dhe lindja e TGV, i pari tren i shpejtësisë së lartë. Që nga viti 1974, megjithatë, Pompidou filloi të vuajë nga probleme të rënda shëndetësore, dhe u detyrua që t’i nënshtrohen një trajtimi të fortë me kortizon. Kjo gjë e kufizoi shumë veprimtarinë e tij. Ai vdiq para përfundimit të mandatit të tij, më 2 prill të po atij viti. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button