Bota

Presidenti i Venezuelës: Mund të bëhem Kryeministër i Spanjës

Screen Shot 2015-03-05 at 10.10.35

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro u ka kërkuar politikanëve në Spanjë ta lënë të qetë Venezuelën në fushatën e tyre elektorale për zgjedhjet në fund të këtij viti. Ai tha se mund të garonte për të marrë zyrën në Madrid, pasi këto ditë është shumë i pranishëm në mediat e Spanjës. “Venezuela është vend i paqes dhe respektit… fokusohuni me fushatën tuaj në vendin tuaj dhe mos na përfshini në të, harrojeni fushatën kundër Venezuelës”, tha Maduro.

“Mendoj se mund të shkoj në Spanjë, të garoj për Kryeministër dhe të fitoj, sepse jam në shtypin dhe televizionet spanjolle më shumë se Rajoy”, tha ai duke iu referuar Kryeministrit të Spanjës.

Leave a Reply

Back to top button