Një prezantues i BBC-së përfundoi në koma pasi u rrëzua me biçikletë.
Ai u zgjua 12 javë më vonë.
Kur u zgjua, Will-Glennon tha se ishte në vitin 1950.
Tri pyetje iu bënë 44 vjeçarit pas zgjimit: Ku je? Çfarë viti është? Dhe çfarë do të bësh për të jetuar?
Ai tha se ishte në Amerikë në vitin 1950, dhe punonte shofer makinash garash.
Ai tha gjithashtu se gjëja e fundit që mbante mend ishte dita e fundit në punë.
Përplasja e biçikletës së tij me një furgon ndodhi në Marlborough, Wilts të Britanisë në tetor të vitit 2014.
Prezantuesi pësoi thyerje brinjësh dhe dëmtime të shumta në kokë.
“Po të mos kisha një kokore, unë do të kisha vdekur”, tha ai.