Bëhuni gati për serinë e re të filmit Star Wars”, “The Last Jedi” pasi këtë herë do të jetë spektakolarë dhe kjo për vet faktin se pjesë e tij do të jenë Princi William dhe Harry. Edhe pse si fillim këto lajme nisën si thashetheme dolën se qenkan mjaftë të vërteta dhe se dy princërit e Mbretërisë së Bashkuar do jenë pjesë e episodit më të fundit të këtij seriali.
Dy vëllezërit mbretërorë janë pjesë e kastit të filmit, dhe së bashku me aktorin Tom Hardy dhe këngëtarin Gary Barloë do të bëjnë një cameo, në rolin e ushtarëve Stormtroopers, personazhe antagonistë./Bota.al/
Duhet të jetë e çuditshme të shohësh Harry-n dhe William-in të ngjeshur brenda kostumit të bardhë, por dy princat duhet të jenë në qiell të shtatë, për mundësinë që kanë për të marrë pjesë në këtë seri legjendare filmash.
Cameo-t e VIP-ave si Stormtroopers nuk janë gjë e re në filmat “Star Ëars”. Në filmin “The Force Aëakens”, edhe aktori Daniel Craig mori pjesë në rolin antagonist, në një skenë me Daisy Ridley (Rey në film). Filmi “Star Ëars: The Last Jedi” del në 15 dhjetor.