Të gjthë kemi dëgjuar lajmin se Princ Harry dhe aktorja e Meghan Markle kanë bërë zyrtare fejesën e tyre.
Pas ditëve të tëra thashethemesh dhe spekulimesh, Kensington Palace konfirmoi lajmin në Twitter.
Ndërkohë që disa prej njerëzve ishin të zënë duke pyetur nëse do të fitonin ndonjë ditë pushimi apo jo, të tjerëve nuk po u shqitet nga mendja fakti se Harry nuk quhet as Harry.
Po, emri aktual i Harry-t është Princ Henry i Uellsit – ose më saktë Henry Charles Albert David.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte për të konfuzuar gjithë ndjekësit e tyre, del që edhe nusja e tij e re, përdor një emër që nuk është i vërteti.
Meghan Markle, në fakt u lind si Rachel Meghan Markle, por punon nën emrin e saj të mesëm. Pra, kur çifti të martohet, do të ketë shumë ngatrresa.
Titujt zyrtar kanë nevojë për emra zyrtarë, kështu që ndërkohë që të rinjtë ndoshta do të vazhdojnë të thërrasin njëri-tjetrin Harry dhe Meghan nëpër shtëpi, formalisht do të jenë Princ Henri i Uellsit dhe Princesha Rakela e Uellsit./Bota.al