Sport

Prishen ekuilibrat tek Roma, dëmtohet mbrojtësi holandez  do të qëndroj 6 muaj jashtë fushave

Përveç rezultatit pozitiv, asgjë tjetër nuk ka shkuar siç duhet tek Roma. Një prej lojtarëve që trajneri kishte besim, i u transferua me bujë në merkaton e verës nga Feyenoord, nuk do të mund të luaj për gjashtë muaj. Bëhet fjalë për Rick Karsdrop, i cili mbrëmjen e kaluar ishte në fushën e lojës kundër Crotones. Por debutimi në Serie A nuk shkoi aspak mirë për mbrojtësin holandez, i cili la sërish fushën e lojës me dhimbje në gju.

Në një komunikatë, Roma, ka konfirmuar se lojtari ka lënduar ligamentin e gjurit. “Pas ndeshjes të mërkurën ndaj Crotones, Rick Karsdorp ju nënshtrua kontrollit mjekësor, të cilat konfirmuan se ai ka një dëmtim në ligamentin”, thuhet në komunikatën e klubit. Dëmtimi mund ta lërë lojtarin për 6 muajsh jashtë fushës së lojës.

 

Leave a Reply

Back to top button