Analiza

“PROFECIA” / Atentatet terroriste islamike, të parashikuara në “triller”

france
Tentativa e dështuar për të vrarë me thikë 2 policët apo për të shtypur me makinë francezët e pafe, erdhi pas vrasjes së 2 ushtarakëve në Kanada, sikurse edhe këshillonte Adnani. Ngjarje kjo e pasuar nga sulmi terrorist në pastiçerinë e Melburnit. Të gjithë atentatet janë rigorozisht “asimetrikë”, ngjashëm me ato të vëna në jetë në Francë nga fanatikë në pamje të parë të ç’ekuliburuar, por që rrezikshmëria e të cilëve ishte e njohur dhe njëherazi e nënvlerësuar nga ana e autoriteteve vendase

Profecia ka qenë e shkruar më herët. Rrëfimin mbi mbërritjen e një “predikuesi”, të aftë të sugjestionojë islamikët më të ç’ekuilibruar, duke i shtyrë këta të fundit të godasin objekte të një rëndësie të veçantë, dhe të kryejnë masakra mes mes turmave në perëndim, e gjejmë gati tek romani “Lista e zezë” të Frederick Forsyth, botuar mbi një vit më parë.
Tashmë realieti ka tejkaluar fantazinë. Për ta kuptuar këtë, mjafton të shqyrtojmë incidentet e “çuditshme “ që kanë ndodhur në Francë 4 ditët e fundit. Të shtunën e kaluar, një emigrant mësyu në komisariatin e policisë në Joue Le Tours, një qendër e vogël urbane në Loira dhe nën thirrjen “Allahu është i Madh!”, u përpoq të vriste me thikë dy agjentë policie.
Agresori, që u shemb përtokë nga të shtënat me pistoletë të kolegëve të dy viktimave, u identifikua si një 20-vjeçar islamik, me origjinë nga shteti afrikan i Burundit dhe që më parë ishte raportuar se kishte publikuar simbole të Shtetit Islamik, në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’.
Të djelën e 21 Dhjetorit, kur nuk kishin kaluar as 24 orë nga ngjarja e parë, një 40-vjeçar plagos të paktën 13 persona, kur në drejtimin e një kamionçine, përplaset kundër kalimtarëve në qendër të qytetit të Dizhonit. Kur u nxorr jashtë nga makina për t’u arrestuar edhe ai thërriste “Allahu është i Madh”, duke sqaruar më pas se e ndërmori këtë akt të çmendur për hir të “fëmijëve palestinezë”. Ky variant, megjithatë u ndryshua nga autoritetet policore dhe gjykatësit që përgënjeshtruan pohimet e dëshmitarëve, mohuan ekzistencën e çfarëdolloj lidhje me terrorizmin të këtij akti, dhe e reduktuan gjithë ngjarjen në gjestin e një të sëmuri mendor, për të cilin megjithatë nuk u pa e përshtatshme t’i zbulohet indentiteti.
E njëjta situatë u përsërit edhe në rastin e Nantës, ku ditën tjetër në datën 22 Dhjetor, një tjetër “i marrë” 37-vjeçar, me një identitet rigorozisht të “rezervuar”, lëshohet me një furgon kundër një tregu të çelur enkas për Krishtlindje, duke plagosur 10 vetë. Menjëherë pas këtij akti, burri që sipas disa dëshmitarëve bërtiste me zë të lartë “Allahu është i Madh!”, vret veten duke u qëlluar me thikë në gjoks. Edhe në këtë rast autoritetet, tentuan që të minimizojnë rëndësinë e ngjarjes.
Presidenti Fransua Holond, jo vetëm mohoi çdo lloj lidhje mes këtyre ngjarjeve, por mbërriti deri aty sa të mbështeste hipotezën e një rastësie. Një rastësi që megjithatë është shumë e çuditshme. Sepse ndërsa kryeministri Manuel Vals bëri me dije se Franca “nuk është përballur kurrë me një rrezik të tillë, përsa i përket akteve terroriste”, vendosi pas një mbledhjeje urgjente me ministrin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë, të rrisë në mënyrë drastike numrin e ushtarëve që patrullojnë qytetet franceze, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe objektet e rëndësisë së veçantë  gjatë festave të fundvitit.
Përpjekja për të mos çuar ujë në mullirin e propagandës së një Fronti Kombëtar në rritje të ndjeshme elektorale, është mëse e dukshme. Por mjerisht ajo është në kontrast të plotë, me ekzistencën e një rreziku që asnjëherë nuk ka qenë për t’u nënvlerësuar.
Kjo pasi ”rastësitë” që nuk është se kanë të bëjnë vetëm me Francën, janë materializimi i qartë i kërcënimeve nga ana e Shtetit Islamik. “Nëse mundni, vrisni një amerikan apo evropian të pafe, në veçanti ndonjë francez të lig e të ndyrë, një australian apo një kanadez” – ishte thirrja që në 22 shtatorin e këtij viti, u bënte ndjekësve të tij, zëdhënësi i Kalifatit, Mohammed Al Adnani ndërsa shtonte: Mund të mbështeteni tek Allahu dhe të vrisni në çfarëdolloj mënyre, edhe duke qëlluar në kokë me një gur, vrisni duke përdorur një thikë, shtypni njerëz me makinën tuaj, duke i rrëzuar, mbytur apo helmuar ata!”
Për më tepër, tentativa e dështuar për të vrarë me thikë 2 policët apo për të shtypur me makinë francezët e pafe, erdhi pas vrasjes së 2 ushtarakëve në Kanada, sikurse edhe këshillonte Adnani. Ngjarje kjo e pasuar nga sulmi terrorist në pastiçerinë e Melburnit. Të gjithë atentatet janë rigorozisht “asimetrikë”, ngjashëm me ato të vëna në jetë në Francë nga fanatikë në pamje të parë të ç’ekuliburuar, por që rrezikshmëria e të cilëve ishte e njohur dhe njëherazi e nënvlerësuar nga ana e autoriteteve vendase.  Të marrë, që sikurse tregon Forsyth në librin e tij, fillojnë që të bëhen aktivë menjëherë pas thirrjes që erdhi nga “predikuesi“ i tyre. /Il Giornale/
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button