Bota

Profecia e sikletshme e TB, viktimë e vetvetes

screen-shot-2016-11-24-at-13-41-27

Dihet tashmë, sondazhierë dhe politologë nuk ishin në gjendje që të parashikonin rezultatin e zgjedhjeve presienciale amerikane. Janë ende aty, tek lëpijnë plagët dhe përpiqen që të shpjegojnë se si ndodhi. Por në fund të fundit, nuk ka patur asgjë të rëndë në krahasim me gabimin e reverendi TB Joshua, i cili për 8 nëntorin ka gabuar edhe profeci. Sikletosëse…

TB, inicialet e Temitope Balogun, është një telepredikues shumë i famshëm evangjelist nigerian, me ndjekje të gjerë në mbarë botën, një shërues që i njeh vetes mrekulli të panumërta dhe që, me aktivitetin e tij, është bërë shumë i pasur me kalimin e viteve. Zotëron edhe një transmetues televiziv dhe një shkollë futbolli. Kur shpërtheu epidemia e Ebolës, ai dërgoi 4000 shishe me “ujë të shenjtë” të tijin, në vendet e prekur. Në përpleshjen për t’i përvetësuar ato në një kishë në Akra, kryeqytet i Ganës, vdiqën katër persona.

TB pretendon se u ka sjellë vështrimin të verbërve dhe shëndetin shumë të sëmurëve me Aids. Por pika e tij e fortë janë profecitë. Për shembull këmbëngul se ka parashikuar vdekjen e Michael Jacksonit. Nuk mundi të rezistojë as gjatë zgjedhjeve në SHBA: “Shoh një fitore të thellë.. shoh një grua”, shkruajti ai në faqen e tij në Facebook. Në 9 nëntor postimi ishte zhdukur. Por përballë protesteve dhe shastisjes së shumë ndjekësve, predikuesit iu desh të rikthehet me një tjetër postim: “E keni parë që vota popullore, vota e shumicës së amerikanëve, ka shkuar për Hillarynë”… / bota.al

Leave a Reply

Back to top button