“Do të vijë nga Toka dhe do të shurdhojë të gjithë njerëzit me një zhurmë të tmerrshme; do të vrasë njerëz, shkatërrojë kështjella dhe qytete, me një frymë”
Mund të thuhet se Leonardo Da Vinçi ishte krijuesi i ligjit të Mërfit. “Cdo gjë që mund të shkojë keq, do të shkojë keq”, ose në këtë rast, “nëse diçka mund të përfundojë në katastrofë totale, kështu do të përfundojë”. Da Vinçi i dinte lojërat e pushtetit të papëve, mbretërve dhe sundimtarëve që ishin të gatshëm të sakrifikonin çdo gjë dhe gjithçka, duke përfshirë njerëzit, qytetet dhe kështjellat, në kërkimin e supremacisë. Historianët kanë dyshime nëse Leonardo po parashikonte në mënyrë specifike bombën atomike me këtë profeci, por është e sigurtë që ai parashikonte një armë me një fuqi të jashtëzakonshme. /Bota.al